Në Kuvend edhe sot mbahet Takimi i 23-të i përzier parlamentar BE-RMV

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mbahet Takimi i 23-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian-Maqedonia e Veriut. Sipas rendit të ditës të publikuar nga shërbimi për shtyp parlamentar, sesioni i dytë i punës së Komitetit të Përbashkët Parlamentar do të mbahet në sallën “Boris Trajkovski”, transmeton Portalb.mk. Sot agjenda e Takimit është si […]

shkurt 28, 2025 - 15:00
 0  6
Në Kuvend edhe sot mbahet Takimi i 23-të i përzier parlamentar BE-RMV
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mbahet Takimi i 23-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian-Maqedonia e Veriut. Sipas rendit të ditës të publikuar nga shërbimi për shtyp parlamentar, sesioni i dytë i punës së Komitetit të Përbashkët Parlamentar do të mbahet në sallën “Boris Trajkovski”, transmeton Portalb.mk.

Sot agjenda e Takimit është si vijon:

E premte, 28 shkurt 2025

  • Ora 08:30 – 09:00, Salla e Komisionit Kushtetues – Takimi me Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Ora 09:00 – 12:10, Salla “Boris Trajkovski” – Sesioni i dytë i punës i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të 23-të BE-Maqedonia e Veriut (Vetëm për anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Delegacionit të KPP-së)

Kujtojmë se Takimi i Rregullt i 22-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-së u mbajt më 22 dhe 23 nëntor 2023, në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Në takim, në emër të Kuvendit, atëkohë mori pjesë Delegacioni i përbërë nga: Sonja Mirakovska, kryetare e Delegacionit; Fisnike Bekteshi-Shaqiri, zëvendëskryetare; anëtaret Zhaklina Llazarevska, Maja Moraçanin, Ivanka Vasilevska dhe Zhaklina Peshevska, si dhe zëvendësanëtarja Safije Sadiki-Shaini.

KPP, në punën e së cilës marrin pjesë bashkërisht deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deputetë nga Parlamenti Evropian, paraqet një forum unik të këtij lloji për dialog të drejtpërdrejtë parlamentar dhe bashkëpunim intensiv. Ky shkëmbim bëhet përmes takimeve të rregullta që mbahen gjatë vitit një herë në Shkup, një herë në Bruksel ose Strasburg, varësisht se ku kryeson Parlamenti Evropian.