Padi penale ndaj drejtorit të Qendrës për Kulturë Ohër, ka udhëtuar jashtë shtetit pa leje dhe ka dëmtuar buxhetin e institucionit
Drejtori i Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Grigor Prliçev” në Ohër ka udhëtuar jashtë vendit pa vendim të Këshillit drejtues të institucionit dhe pa ftesë të duhur, në kundërshtim me dekretin për shpenzime për udhëtime pune, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Ohër, transmeton Portalb.mk. Për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale […]


Drejtori i Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Grigor Prliçev” në Ohër ka udhëtuar jashtë vendit pa vendim të Këshillit drejtues të institucionit dhe pa ftesë të duhur, në kundërshtim me dekretin për shpenzime për udhëtime pune, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Ohër, transmeton Portalb.mk.
Për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, kundër G. S. (48), SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal.
“Me këtë, drejtori i ka shkaktuar dëm buxhetit të institucionit në vlerë prej 46.520 denarë”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër.