Në Kuvend sot dhe nesër mbahet Takimi i 23-të i përzier parlamentar BE-RMV

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mbahet Takimi i 23-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian-Maqedonia e Veriut. Sipas rendit të ditës të publikuar nga shërbimi për shtyp parlamentar, seancën do ta hapin në ora 15:30 Ivanka Vasilevska dhe Karlo Resler, bashkëkryetarë të Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, ndërsa më pas do […]

shkurt 27, 2025 - 14:00
 0  3
Në Kuvend sot dhe nesër mbahet Takimi i 23-të i përzier parlamentar BE-RMV
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, mbahet Takimi i 23-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian-Maqedonia e Veriut. Sipas rendit të ditës të publikuar nga shërbimi për shtyp parlamentar, seancën do ta hapin në ora 15:30 Ivanka Vasilevska dhe Karlo Resler, bashkëkryetarë të Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, ndërsa më pas do të shkëmbehen mendime me Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Orhan Murtezani, ministër i Qeverisë Evropiane, transmeton Portalb.mk.

Mariush Brimora, ambasador i Polonisë në Maqedoninë e Veriut, si përfaqësues i Kryesimit Polak me Këshillin e BE-së dhe Mihalis Rokas, ambasador dhe shef i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, si përfaqësues i Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.

Sot dhe nesër agjenda e Takimit është si vijon:

E enjte, 27 shkurt 2025

  •  Ora 13:30 – 15:30, Salla e Komisionit Kushtetues – Takime me koordinatorët e grupeve parlamentare:
  • Ora 13:30 – 13:50 – Takimi me Dafina Stojanoska, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia jote”
  • Ora 13:50 – 14:10 – Takimi me Oliver Spasovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit “Për Maqedoninë Evropiane”
  • Ora 14:10 – 14:30 – Takimi me Blerim Bexheti, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së dhe koalicionit “Fronti Evropian”
  • Ora 14:30 – 14:50 – Takimi me Halil Snopçe, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it
  • Ora 14:50 – 15:10 – Takimi me Boban Karapejovski, koordinator i grupit parlamentar të Lëvizjes ZNAM
  • Ora 15:10 – 15:30 – Takimi me Borisllav Kërmov, koordinator i grupit parlamentar të “E Majta”
  • Ora 15:30 – 19.30, Salla “Boris Trajkovski” – Sesioni i parë i punës i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të 23-të BE-Maqedonia e Veriut

 

E premte, 28 shkurt 2025

  • Ora 08:30 – 09:00, Salla e Komisionit Kushtetues – Takimi me Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Ora 09:00 – 12:10, Salla “Boris Trajkovski” – Sesioni i dytë i punës i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të 23-të BE-Maqedonia e Veriut (Vetëm për anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Delegacionit të KPP-së)

Kujtojmë se Takimi i Rregullt i 22-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-së u mbajt më 22 dhe 23 nëntor 2023, në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Në takim, në emër të Kuvendit, atëkohë mori pjesë Delegacioni i përbërë nga: Sonja Mirakovska, kryetare e Delegacionit; Fisnike Bekteshi-Shaqiri, zëvendëskryetare; anëtaret Zhaklina Llazarevska, Maja Moraçanin, Ivanka Vasilevska dhe Zhaklina Peshevska, si dhe zëvendësanëtarja Safije Sadiki-Shaini.

KPP, në punën e së cilës marrin pjesë bashkërisht deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deputetë nga Parlamenti Evropian, paraqet një forum unik të këtij lloji për dialog të drejtpërdrejtë parlamentar dhe bashkëpunim intensiv. Ky shkëmbim bëhet përmes takimeve të rregullta që mbahen gjatë vitit një herë në Shkup, një herë në Bruksel ose Strasburg, varësisht se ku kryeson Parlamenti Evropian.