“Në lulen e rinisë”, Haziri reagon për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti me motoçikletë

Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka nshprehur ngushëllime për vdekjen e një të riu nga Gjilani në aksident në trafik. Ai tha se i ndjeri kishte suksese të mëdha në gara të ndryshme motoçikliste. “Në lulen e rinisë, në moshën më të mirë, qenka ndarë nga jeta një bashkëqytetar i yni e […]

maj 18, 2024 - 00:00
 0  14
“Në lulen e rinisë”, Haziri reagon për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti me motoçikletë

Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka nshprehur ngushëllime për vdekjen e një të riu nga Gjilani në aksident në trafik.

Ai tha se i ndjeri kishte suksese të mëdha në gara të ndryshme motoçikliste.

“Në lulen e rinisë, në moshën më të mirë, qenka ndarë nga jeta një bashkëqytetar i yni e një djalë shembullor. Hobi i tij, i cili i solli edhe suksese të mëdha Fidanit në gara të ndryshme, e ndau nga ne përgjithmonë fizikisht, duke na lënë kujtime të mira për të. Ngushëllime të përzemërta familjes, shoqërisë dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!”, tha Haziri.