Në Maqedoninë e Veriut sivjet janë regjistruar 500 nxënës më pak në shkollat fillore, alarmoi ministrja
Ministrja për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, ka alarmuar që në vend është regjistruar ulje e numrit të nxënësve të regjistruar në shkolla, transmeton Portalb.mk. “Të dhënat janë shqetësuese . Në muajin maj janë regjistruar në shkolla 17200 nxënës të klasës së parë ose 500 më pak se vitin e kaluar. Shteti nuk […]
Ministrja për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, ka alarmuar që në vend është regjistruar ulje e numrit të nxënësve të regjistruar në shkolla, transmeton Portalb.mk.
“Të dhënat janë shqetësuese . Në muajin maj janë regjistruar në shkolla 17200 nxënës të klasës së parë ose 500 më pak se vitin e kaluar. Shteti nuk mund të ketë ardhmëri, nëse ky trend vazhdon. Do të bëjmë çmos që të ndryshojmë situatën, që qytetarët tanë të qëndrojnë këtu dhe të jenë të kënaqur me kushtet për arsim, punë dhe jetesë”, tha ministrja.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut ka filluar rritja e kërkesave për fletëshpërngulje, si një procedurë administrative për zhvendosjen e nxënësve nga shkollat e Maqedonisë së Veriut në vendet evropiane.
Një nga arsyet për uljen e numrit të nxënësve në shkollat e Maqedonisë së Veriut është edhe nataliteti. Për tre muajt e fundit të vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 185 lindje dhe 5 028 vdekje, duke regjistruar 843 vdekje më shumë sesa linje.