Në Maqedoninë e Veriut sot filluan regjistrimet për vaksinimin falas kundër gripit sezonal
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës, raporton Portalb.mk. “Janë siguruar 70 mijë doza të vaksinës katër tipare kundër gripit sezonal. Ministria po shton vazhdimisht numrin e vaksinave të siguruara”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Me vaksinim falas […]
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës, raporton Portalb.mk.
“Janë siguruar 70 mijë doza të vaksinës katër tipare kundër gripit sezonal. Ministria po shton vazhdimisht numrin e vaksinave të siguruara”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me vaksinim falas mbulohen grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.
“Rikujtojmë se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa parandaluese më efektive, e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda të gripit, komplikimeve dhe vdekjeve, veçanërisht tek grupet e rrezikuara”, thanë nga ministria.
Ndryshe, javën e kaluar (30.09-06.10.2024), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 25 raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin. Të sëmurët e kësaj jave janë rastet e para të raportuara gjatë sezonit të ri dhe janë regjistruar në Gostivar – 15, Теtovë – 5, Kavadar – 4 dhe Strumicë – 1.