Toshkovski-Daçiq: Sistemi me një ndalesë në Tabanoc do të funksionojë zyrtarisht në fillim të sezonit veror

Sistemi me një ndalesë në pikën kufitare midis RMV-së dhe Serbisë në Tabanoc do të funksionojë zyrtarisht në fillim të sezonit veror. Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Brendshme pas takimit midis dy homologëve Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq, transmeton Portalb.mk. Ministri Toshkovski tha se është rënë dakord që në kuadër të […]

tetor 10, 2024 - 22:00
 0  6
Toshkovski-Daçiq: Sistemi me një ndalesë në Tabanoc do të funksionojë zyrtarisht në fillim të sezonit veror
Ivica Daçiq dhe Pançe Toshkovski. Foto: MPB

Sistemi me një ndalesë në pikën kufitare midis RMV-së dhe Serbisë në Tabanoc do të funksionojë zyrtarisht në fillim të sezonit veror. Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Brendshme pas takimit midis dy homologëve Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq, transmeton Portalb.mk.

Ministri Toshkovski tha se është rënë dakord që në kuadër të grupeve teknike mes dy ministrive të ketë takime të vazhdueshme për realizimin e zgjidhje përfundimtare për sistemin One Stop Shop.

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për të dyja vendet dhe ne duhet ta realizojmë sa më shpejt dhe që nga sezoni i ardhshëm turistik të kemi një qarkullim të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave përmes kontrolleve të përbashkëta në pikat kufitare”, Toshkovski.

Daçiq, theksoi se ky është takimi i tretë i përbashkët ku përcaktohen hapat dhe gjërat që duhet të bëhen për zgjidhjen e problemeve dhe në këtë mënyrë për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të dy vendeve.

“Problemi më i madh në të cilin jemi fokusuar është pritja e gjatë në kufi për qytetarët tanë dhe tashmë po punohet me hapa konkretë dhe ekipe të dy ministrive për ta funksionalizuar dhe perfeksionuar procesin që një problem i tillë të mos ekzistojë më”, nënvizoi Daçiq.

Ministrat në takim diskutuan edhe për migrimin ilegal.

Ndryshe, kufiri Llojan – Miratoc vazhdon të mbetet i mbyllur për kalim nga Maqedonia e Veriut në Serbi dhe anasjelltas. Pavarësisht se këto vendbanime i ndajnë vetëm rreth tre kilometra rrugë, qytetarët duhet të udhëtojnë rreth 30 kilometra larg përmes kufirit në Tabanoc. Qytetarët kërkojnë që kjo pikë kufitare të hapet përsëri, por institucionet luajnë ping – pong me përgjegjësitë, pavarësisht se hapja e kufirit premtohet moti kohë.