RMV, dështoi zgjedhja e drejtorit të ri te Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik
Seanca e Bordit drejtues të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”, në të cilin sot ishte parashikuar të emërohet drejtori i ri i Akademisë, është shtyrë për shkak të mungesës së një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, raporton MIA. Siç informoi anëtari i Bordit drejtues, Zoran Gerasimovski, sipas Ligjit për Akademinë për gjyqtarë […]
Seanca e Bordit drejtues të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”, në të cilin sot ishte parashikuar të emërohet drejtori i ri i Akademisë, është shtyrë për shkak të mungesës së një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, raporton MIA.
Siç informoi anëtari i Bordit drejtues, Zoran Gerasimovski, sipas Ligjit për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, vendimet për një çështje vendimtare, siç është zgjedhja e drejtorit të Akademisë, merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. Diçka që nuk ka mundur të realizohet sot pasi anëtari i Ministrisë së Drejtësisë nuk është paraqitur për arsye shëndetësore, të cilën e ka bërë të ditur para fillimit të seancës.
Pas kërkesës së Gerasimovskit, seanca është shtyrë për të hënën, 14 tetor në orën 15, si ditë e fundit për zgjedhje.
Shpallja publike për zgjedhje të drejtorit të Akademisë është publikuar më 26 gusht të këtij viti, pasi ish drejtoresha, Natasha Gaber-Damjanovska, dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita në mesin e korrikut
Pas skadimit të afatit 15 ditor për aplikim, i llogaritur nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në shpalljen aplikuan gjithsej pesë gjyqtarë dhe dy prokurorë.
Në shpalljen, siç më herët publikuan një pjesë e mediave, janë paraqitur dy gjykatës nga Gjykata themelore penale në Shkup, Nenad Saveski dhe Ola Ristova, gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata Civile, gjyqtarja Edita Naskovska nga Gjykata Administrative, si dhe zëvendësdrejtori aktual i Akademisëm Ilir Iseni, funksioni gjyqtar i të cilit është në ndërprerje. Nga radhët e prokurorëve janë paraqitur Spasenka Andonova nga Prokuroria themelore publike Shkup dhe Irina Trajkoska-Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir.
Ndryshe, Këshilli Gjyqësor në muajin korrik ka hedhur poshtë nismën e Antikorrupsionit për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve të Akademisë për gjyqtar dhe prokuror publik. Si arsye për rrëzimin e nismës është përmendur se nuk është paraqitur në kohë, pra në afat prej 15 ditësh. Nga KShPK thonë se ky afat nuk është i detyrueshëm, pasi nuk ka asnjë dispozitë që parasheh pasoja të mosveprimit pas këtij afati.
Kujtojmë se në prill të këtij viti Gjykata Administrative pranoi një padi nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik “Pavell Shatev” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, me të cilin KShPK konfirmon se Akademia i ka shkelur ligjet me atë që nuk e ka ndërprerë procesin e selektimit të kandidatëve. Gjykata e shfuqizoi vendimin e KSHPK-së dhe ia ktheu lëndën organit të paditur për rivendim.
- LEXO: RMV, Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën e Antikorrupsionit për drejtuesit e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë
- LEXO: RMV, Antikorrupsioni nisi iniciativë për përcaktimin e përgjegjësisë për drejtuesit e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokuror
- LEXO: RMV, Gjykata Administrative vendosi në favor të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik