Në Maqedoninë e Veriut vetëm 12.3 përqind e ujërave të ndotur janë pastruar, ndërsa përdorimi i ujit ka shënuar rritje
Gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut janë pastruar vetëm 12.3 përqind e ujërave që janë ndotur, ndërkohë është rritur sasia e ujit të përdorur, transmeton Portalb.mk. “Sasia totale e ujit të përdorur në vitin 2023 është 2 727 milionë metër kub. Krahasuar me vitin 2022, sasia totale e ujit të përdorur në vitin […]
Gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut janë pastruar vetëm 12.3 përqind e ujërave që janë ndotur, ndërkohë është rritur sasia e ujit të përdorur, transmeton Portalb.mk.
“Sasia totale e ujit të përdorur në vitin 2023 është 2 727 milionë metër kub. Krahasuar me vitin 2022, sasia totale e ujit të përdorur në vitin 2023 është vërejtur rritje për 25.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Raportohet që ndërmarrjet industriale gjatë vitit 2023 kanë zënë 5.4 miliardë metra kub, ashtu që 99.2 përqind e kësaj sasie është nga sektori për furnizim me energji elektrike. Pjesa tjetër e ujit të zënë u shfrytëzua në miniera dhe industrinë përpunuese.
“Sipas origjinës së ujit për furnizim të ndërmarrjeve, sasia më e madhe e ujit është nga ujërat sipërfaqësore, pra 49.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.