Spitali i Kumanovës me drejtor të ri
Pas rastit të vdekjes së Vedat Ademit, pas të cilit u shkarkuar drejtori paraprak, Spitali i Kumanovës është bërë me drejtor të ri, transmeton TV21. Ai do të jetë Sasho Stoshevski. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari më 19 mars ishte në Kumanovë për të vizituar familjarët e 32 vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi, i cili ndërroi jetë në […]


Pas rastit të vdekjes së Vedat Ademit, pas të cilit u shkarkuar drejtori paraprak, Spitali i Kumanovës është bërë me drejtor të ri, transmeton TV21.
Ai do të jetë Sasho Stoshevski.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari më 19 mars ishte në Kumanovë për të vizituar familjarët e 32 vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Për këtë rast, familjarët thonë se i është dhënë terapi që i shkaktoi reagim alergjik. Ai njoftoi se pasi ka lexuar raportin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISSHSH) ka marrë vendim për shkarkim të drejtorit të spitalit, Stefan Trajanovski. Sa i përket përgjegjësisë mjekësore për vdekjen e të riut, ai tha se ministria dhe prokuroria do të hetojnë rastin nëse ka pasur gabim mjekësor.
Kujtojmë se 32 vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte ardhur për kontroll pasi është ankuar për probleme me stomakun. Portalb.mk bisedoi me Amet Ademin babain e 32-vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi dhe Sead Ademin vëllaun e të ndjerit, ata thonë se i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar.
Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë. Policia konfirmoi rastin, dhe deklaroi se pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe presin rezultatet.