Në pikën kufitare në Jazhincë, arrestohet një person nga Kosova

SPB-Tetovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, në pikën kufitare në Jazhincë është arrestuar një person nga Kosova, që siç thonë, gjatë kontrollit u konstatua se veturën të cilën e drejtonte ishte në kërkim nga Interpoli i Gjermanisë. “Më datë 08.05.2024 në ora 19:50 në vendkalimin kufitar Jazhincë, zyrtarët policorë kanë privuar […]

gusht 6, 2024 - 20:30
 0  5
Në pikën kufitare në Jazhincë, arrestohet një person nga Kosova

SPB-Tetovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, në pikën kufitare në Jazhincë është arrestuar një person nga Kosova, që siç thonë, gjatë kontrollit u konstatua se veturën të cilën e drejtonte ishte në kërkim nga Interpoli i Gjermanisë.

“Më datë 08.05.2024 në ora 19:50 në vendkalimin kufitar Jazhincë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liri personin O.K.(28) nga Kosova, për arsye se gjatë një kontrolli kufitarë është konstatuar se vetura ,,mercedes” me targa të Gjermanisë të cilën e drejtonte, ishte në kërkim nga Interpoli i Gjermanisë. Vetura është konfiskuar dhe personi është dorëzuar në SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet ë njoftimin e SPB-Tetovë.