Në pritje të rezultateve nga hetimi për vdekjen e vogëlushes 14 muajshe në klinikën e Fëmijëve në Shkup

Janë duke u pritur raportet nga organet e hetimit nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor të cilët duhet të konstatojnë shkaqet e vdekjes së foshnjës 14 muajshe më 5 tetor në klinikën e Fëmijëve në Shkup, transmeton Portalb.mk. Nga inspektorati thonë se procedura hetimore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ministri i Shëndetësisë, […]

tetor 7, 2024 - 16:00
 0  6
Në pritje të rezultateve nga hetimi për vdekjen e vogëlushes 14 muajshe në klinikën e Fëmijëve në Shkup
Qendra Klinike Universitare "Nënë Tereza" në Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Janë duke u pritur raportet nga organet e hetimit nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor të cilët duhet të konstatojnë shkaqet e vdekjes së foshnjës 14 muajshe më 5 tetor në klinikën e Fëmijëve në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nga inspektorati thonë se procedura hetimore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari një ditë më parë pranoi se foshnja 14 muajshe disa herë ishte refuzuar që të shtrohet në spital.

“Mbledhja e parë  në mëngjes ishte me drejtorin, ekipi tash është në terren, komisioni është formuar dhe ndodhet në terren për punë që ti hulumtojë të gjitha faktet dhe argumentet”, tha Arben Taravari.

Ndërkohë për këtë rast kanë vazhduar përplasjet politike. Partia opozitare LSDM kërkon përgjegjësi.

“Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik brenda një jave në objektet shëndetësore. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë. Opinioni meriton të dijë se ku janë bërë dështimet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ndërsa, mbrëmë drejtori i klinikës së fëmijëve, Rexhep Memedi nga VLEN, tha se në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Për rastin e foshnjës që ndërroi jetë nga pakujdesi mjekêsor, reagoi edhe BDI-ja.

“Shpresoj që edhe në këtë rast organet kompetente të fillojnë hetimet dhe të zbardhet sa më shpejtë rasti që fajtorët të mbajnë përgjegjësi” tha Rina Ajdari.

Më 5 nëntor 2024, një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Siç bëjnë të ditur burime që punojnë në Klinikë, foshnjës disa herë i është refuzuar shtrimi në spital, edhe pse prindërit e kanë dërguar në spital vazhdimisht. Çdoherë është lëshuar në shtëpi, pa u shtruar në spital. Prindërit, duke parë se iu refuzua trajtimi spitalor, e dërguan në Klinikën e Kozles, nga ku gjendja e foshnjës u përkeqësua dhe vetëm më pas u shtrua në reanimacionin e Klinikës së Fëmijëve. Këtë e ka konfirmuar edhe babai i vajzës së ndjerë, R.S.