Në RMV filloi digjitalizimi i sistemit administrativ me nxjerrjen e dokumenteve elektronike të cilat do të vlejnë sikur të jenë marrë në sportel
Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Dokumentet Elektronike të miratuara në seancën parlamentare të 27 dhjetorit, qytetarët do të mund të marrin, të shkarkojnë dhe nxjerrin dokumente nga forma elektronike dhe ato do të konsiderohen origjinale, sikur të ishin marrë në sportel, transmeton SDK.mk. Duke vepruar kështu, vëmendje do t’i kushtohet keqpërdorimit dhe falsifikimit, […]
Me ndryshimet e fundit në Ligjin për Dokumentet Elektronike të miratuara në seancën parlamentare të 27 dhjetorit, qytetarët do të mund të marrin, të shkarkojnë dhe nxjerrin dokumente nga forma elektronike dhe ato do të konsiderohen origjinale, sikur të ishin marrë në sportel, transmeton SDK.mk.
Duke vepruar kështu, vëmendje do t’i kushtohet keqpërdorimit dhe falsifikimit, nëpërmjet kodit QR që do të jetë në fletën e printuar dhe të cilin institucionet, pra marrësit e dokumentit, do duhet ta skanojnë. Vula origjinale do të jetë “e kaltër”.
“Çdo autoritet publik dhe/ose ent juridik privat të cilit i dorëzohet formulari i printuar i dokumentit elektronik mund të kontrollojë vlefshmërinë e tij duke skanuar kodin në këndin e poshtëm djathtas të formës së printuar të dokumentit elektronik (kodi QR), i cili përmban vendin ku mund të merret origjinali i dokumentit elektronik”, është amendamenti kryesor legjislativ i miratuar.
E gjithë kjo procedurë e digjitalizimiz është e paraparë në Ligjin për Dokumentet Elektronike dhe aktet nënligjore do të duhet të miratohen brenda 90 ditëve. Për mosrespektimin e rregullave të reja parashikohen gjoba të larta, disa prej të cilave arrijnë në 10 mijë dhe 15 mijë euro.
Mbikëqyrja inspektuese do t’i shqiptojë ato gjoba. Ajo do të reagojë ndaj ankesave të qytetarëve nëse një institucion nuk pranon dokumentet e tyre elektronike të printuara. Ky inspektorat do të jetë në varësi të Ministrisë së Digjitalizimit, e cila fillimisht do t’u dërgojë udhëzime parandaluese të gjitha institucioneve që të dinë se si do të funksionojë procesi.
Ligji rendit 22 detyrat bazë të inspektorëve dhe dy herë të tjera përshkruan veprimet e tyre, gjë që tregon se procesi i digjitalizimit do të kryhet nën mbikëqyrjen e tyre dhe se ata do të jenë strumbullari i këtyre ndryshimeve të vonuara prej kohësh.