Në RMV shënohet 24 maji – Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi
Me më shumë aktivitete sot në vend shënohet Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi. 24 maji është dita kushtuar vëllezërve sllav, Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës dhe për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit dhe shpërndarjen e ortodoksizmit në zhvillimin kulturor të të gjithë […]
Me më shumë aktivitete sot në vend shënohet Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi. 24 maji është dita kushtuar vëllezërve sllav, Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës dhe për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit dhe shpërndarjen e ortodoksizmit në zhvillimin kulturor të të gjithë sllovenëve, njofton Portalb.mk.
Kreu shtetëror me rastin e festës uroi kishën dhe qytetarët.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urim ka dëshiruar që qytetarët festën ta kaojnë me shëndet, dashuri dhe harmoni, të mbushur me gëzim e lumturi që kemi mundësinë të shijojmë frytet e punës së madhe të vëllezërve.
“Falë tyre, popujt sllavë patën mundësinë të zhvillojnë shpirtëroren, kulturën, arsimin, shkencën e tyre. Si identiteti gjuhësor dhe kulturor maqedonas, ashtu edhe botëkuptimi dhe kozmopolitizmi, bazohen në punën dhe arritjet e tyre dhe në filantropinë e tyre. Shenjtorët Kirili dhe Metodi treguan se me dijen, etjen për të vërtetën, drejtësinë, përkushtimin, humanizmin dhe fisnikërinë, kufizimet mund të kapërcehen dhe padrejtësitë mund të mposhten. Historia e Evropës dhe e botës nuk ka shumë shembuj të njerëzve të tillë me ndikim që kanë lënë gjurmë në kohën e tyre, por edhe një udhërrëfyes për të ardhmen dhe që janë fener të qytetërimit njerëzor. Prandaj vepra e tyre nuk zbehet dhe nuk humb kuptimin e saj edhe pas një mijëvjeçari të tërë. Bëma e vëllezërve të shenjtë, le të vazhdojë të jetë udhërrëfyesi jonë moral e shpirtëror për jetë dhe krijim dinjitoz dhe të përmbushur”, ka shkruar Siljanovska Davkova.
Kryeministri Talat Xhaferi në urimin e tij potencon se festa e sotme e dyfishtë kërkon këmbëngulje dhe besim në shkencë dhe arsim, si shtytës kryesorë të zhvillimit të një shteti bashkëkohorë dhe evropian, ashtu si dëshirojmë dhe synojmë të gjithë të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Një rol të tillë udhëheqës në këtë proces i ka hije Universitetit të parë shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, një nga shtyllat e shtetësisë maqedonase, dhe juve si vazhdues, si trashëgimtarë aktualë ashtu edhe të ardhshëm, të veprës iluministe të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Nuk ishte një betejë e lehtë për vëllezërit Kirili dhe Metodi, të cilët në kohën kur kishte vetëm tri gjuhë të privilegjuara, arritën ta sillnin gjuhën sllave në pozitë të barabartë me to. Me këtë fillon të zhvillohet shkrim-leximi bashkëkohor maqedonas. Dhe puna e tyre frymëzuese është dhe duhet të jetë një udhërrëfyes se si mund dhe duhet të punohet në realizimin e qëllimeve të shenjta”, theksoi ai.
Sepse, potencon Xhaferi në urim, siç thotë Shën Klimenti i Ohrit për mesuesit e tij “ata me vepër të mirë dhe besim të fortë, kaluan si dielli, duke ndriçuar vendet e errëta me hapat e tyre”.
Një delegacion kishtar-shtetëror i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova për kremtimin e festës së 24 Majit ndodhet në Romë. Për pasdite është paraparë takim i Siljanovska Davkovës me kolegun e saj italian, Serxho Matarela.
Në pajtueshmëri me Ligjin për festat në vend, 24 Maji – Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët.