Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e dyfishtë dëshmoi babai i Vanjës

Babai i vajzës së vrarë Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski, sot në vazhdim të seancës së gjykimit për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi u përgjigj në pyetjet e Prokurorisë, transmeton Portalb.mk. Gjorçevski tha se gjatë kërkimit për vajzën e tij nuk ka dashur të mendojë se ajo është vrarë dhe se […]

Prill 11, 2025 - 21:00
 0  7
Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e dyfishtë dëshmoi babai i Vanjës
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Babai i vajzës së vrarë Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski, sot në vazhdim të seancës së gjykimit për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi u përgjigj në pyetjet e Prokurorisë, transmeton Portalb.mk.

Gjorçevski tha se gjatë kërkimit për vajzën e tij nuk ka dashur të mendojë se ajo është vrarë dhe se ka kuptuar se policia në vend që ta kërkojë vajzën ka dashur të zbulojë dhe të nxjerrë diçka prej tij.

Aleksandar Gjorçevski u mor në pyetje për marrëveshjen për transferimin, apo dhurimin e apartamenteve që i kishte dy vajzave të tij – Vanjës dhe Minjës. Ai ka mohuar këmbënguljen e prokurorit se ka vonuar qëllimisht solemnizimin e marrëveshjes së noterit që fëmijët të regjistrohen në listën e pronës si pronarë.

Për të pandehurin e parë, Ljupço Palevski – Pallço, ai tha se për këtë kishte dëgjuar për herë të parë kur Palevski po ndërtonte objektin “Tifani” në vitet e 90-ta.

“Kjo ishte shumë kohë më parë dhe ndërtesa “Tifani” nuk ishte aspak e rëndësishme për mua. Nuk kisha dëgjuar kurrë për Palevskin, fqinjët i thoshim “Upa” dhe emri i asaj kompanie “Upa” përdorej në televizion”, tha Gjorçevski.

Ai tha se filmimet që i kanë parë me Goce Trajkovskin nuk tregojnë markën e veturës, sa persona janë në të, as targat. Sa i përket “Citroen”-it, ai tha se për atë automjet fillimisht e kanë marrë vesh nga sistemi “Qytet i sigurt”, e më pas kanë marrë vesh për rastin me Pançen dhe se vetura është djegur dhe kjo brenda pak ditësh.

“Nëse e kuptova mirë, Goce ishte i pari që njoftoi policinë dhe zbuloi se “Citroen” i djegur ishte ai automjet”, pyeti prokurori, ndërsa Gjorçevski u përgjigj:

“Perceptimi im është se Goce ka vënë re ‘Citroen’ te ‘Qyteti i Sigurt’ dhe ka njoftuar inspektorët. Nuk më kujtohet që t’i kam dërguar ndonjë video inspektorit, por nëse kështu e keni evidentuar, atëherë kështu është”.

Në seancë, Ljupço Palevski-Palco i bëri pyetje edhe Aleksandar Gjorçevskit.

I pyetur nëse Gjorçevski e dinte se ai (Pallço) ka pasur komunikim me ndonjë anëtar të familjes, Gjorçevski u përgjigj se e kishte parë për herë të parë në sallën e gjyqit dhe se nuk e njeh askënd që e njihte atë, përfshirë familjen.

Pas kësaj, Gjorçevski tha se nuk do t’i përgjigjet më pyetjeve të Palços, dhe pasi gjykata tregoi se Palevski ka të drejtë të bëjë pyetje, Gjorçevski i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të mëvonshme pa koment.

Në seancën e kaluar ai u deklarua i pafajshëm në rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së vajzës së tij dhe Pançes nga Velesi. Ai gjithashtu tha se nuk i njeh të dyshuarit e tjerë.

Në fjalimin e tij të parë emocional në gjykatë, ai tregoi për ditën kur Vanja u rrëmbye, si filluan ta kërkonin atë me ish-gruan e tij dhe deri në ditën e vdekjes dhe arrestimit të saj. Ai tha se kishte nisur hetimin e tij privat dhe se policët e kishin rrahur dhe e kishin detyruar të pranonte përfshirjen e tij në krim.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.