Sherifovski: Jam i befasuar këndshëm nga mbështetja, motiv për të vazhduar më fortë me punë

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Lojërat Olimpike Verore në Paris, Edi Sherifovski, e ka mbaruar garën në xhudo, pasi humbi në xhiron e parë, raporton SportSport, përcjell Portalb.mk. Sherifovski humbi me Ippon në ndeshjen e parë të luajtur kundër brazilianit Gilerme Shimit, i cili e dëshmoi rolin e favoritit. “Falënderoj të gjithë që më […]

Korrik 31, 2024 - 00:30
 0  4
Sherifovski: Jam i befasuar këndshëm nga mbështetja, motiv për të vazhduar më fortë me punë
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti olimpistët nga Maqedonia e Veriut që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris. Foto: Presidenca e RMV-së

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Lojërat Olimpike Verore në Paris, Edi Sherifovski, e ka mbaruar garën në xhudo, pasi humbi në xhiron e parë, raporton SportSport, përcjell Portalb.mk. Sherifovski humbi me Ippon në ndeshjen e parë të luajtur kundër brazilianit Gilerme Shimit, i cili e dëshmoi rolin e favoritit.

“Falënderoj të gjithë që më kanë dhënë mbështetje këto ditë, të gjithë që më shikuan. Luftova me një favorit, nuk ishte gjithcka në anën time sot, kishim taktikë të mirë, fizikisht ishim shumë të përgatitur, nuk u lodha për nga koncidioni, dhe nuk e ndjeva se ai më dominon. Mund të thek se braziliani ishte më i disponushëm për luftë. Nuk humba nga pakujdesia ime, thjesht ai ishte sot më i mirë, gjegjësisht kishte më pak momente të kqija sesa unë gjatë lufës”, deklaroi Sherifovski.

Ai premtoi që prej nesër do të fillojnë të punojmë më mirë,.

“Shpresojmë se do të përmirësojmë rezultatet sportive për pak kohë dhe të arsysetoj gjithë këtë mbështetje që e kemi marrë, për cka jam i befasuar. Për këtë jam i motivuar të vazhdojë të punojë më fuqishëm”, deklaroi Sherifovski.

Ndryshe, Edin Sherifovski në emisionin “OpenMic”, ka porositur të rinjtë që të merren me sport, sidomos me sportet luftarake sepse përpos përfitimit fizik, përmirësohet dhe shëndeti mental, largohen dhe dukuritë negative të të rinjve.

Maqedonia e Veriut në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024” u përfaqësua nga gjashtë sportistë: Vladimir Egorov – mundje, Nikolla Gjuretanoviq – not, Anastasia Mojsovska – gjueti me hark, Edi Sherifovski – xhudo, Milijana Reliq- taekwondo dhe Dario Ivanovski – atletikë. Ivanovski dhe Reliq do të mbajnë flamurin e Maqedonisë së Veriut në ceremoninë e hapjes.