Në Spitalin Klinik të Tetovës për herë të parë u realizua biopsia e gjirit
Mjekët e repartit të radiologjisë në Spitalin Klinik në Tetovë sot me suksese kanë kryer biopsinë e parë të gjirit, si një procedurë e avancuar, transmeton Portalb.mk. “Sot në Repartin e Radiologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës u realizua me sukses çore biopsia e parë e gjirit, një procedurë e avancuar diagnostike për detektimin e […]


Mjekët e repartit të radiologjisë në Spitalin Klinik në Tetovë sot me suksese kanë kryer biopsinë e parë të gjirit, si një procedurë e avancuar, transmeton Portalb.mk.
“Sot në Repartin e Radiologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës u realizua me sukses çore biopsia e parë e gjirit, një procedurë e avancuar diagnostike për detektimin e sëmundjeve të gjirit”, njoftojnë nga spitali.
Spitali vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm në fushën radiologjike, ndërkohë falënderojnë ekipin mjekësor për këtë arritje që është shumë e rëndësishme për shëndetin e grave të rajonit.
“Intervenimi u krye nga mjekët e Repartit të Radiologjisë, Subspec. Dr. Argjend Imeri, me asistimin e Subspec. Dr. Marija Efkoska, ndërsa në ekip ishin gjithashtu të pranishëm Sped. Dr. Ivan Karapetrov – kirurg torakal, Dr. Nexhdeta Adili, si dhe infermierja Tanja Trpkovska”, njoftojnë nga spitali, duke falënderuar veçanërisht edhe Dr.Agim Berishën.