Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve për vik*timat e tragjedisë në Koçan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan. “Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër

Mars 18, 2025 - 17:00
 0  5
Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve për vik*timat e tragjedisë në Koçan
kurti-shkroi-ne-librin-e-ngushellimeve-per-vik*timat-e-tragjedise-ne-kocan

kurti-shkroi-ne-librin-e-ngushellimeve-per-vik*timat-e-tragjedise-ne-kocan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan.

“Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv.

59 të rinj humbën jetën të dielën pasi një zjarr I madh shpërtheu në një diskotektë të quajtur Pulse në Koçan.

Pos viktimave, mbi 100 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe jashtë vendit.