Në ujërat Vardarit u gjet trupi i pajetë i një gruaje nga Shkupi, muaj më parë u raportua e zhdukur
Autopsia e trupit të gruas që u gjet të enjten në ujërat e lumit Vardar, ka treguar se bëhet fjalë për të zhdukurën Lidija Trajkovska (43) nga fshati Jurumleri i Shkupit, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk. Trajkovska u raportua e zhdukur më 8 nëntor të vitit të kaluar. Më 9 janar të këtij viti, MPB-ja njoftoi […]
Autopsia e trupit të gruas që u gjet të enjten në ujërat e lumit Vardar, ka treguar se bëhet fjalë për të zhdukurën Lidija Trajkovska (43) nga fshati Jurumleri i Shkupit, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.
Trajkovska u raportua e zhdukur më 8 nëntor të vitit të kaluar.
Më 9 janar të këtij viti, MPB-ja njoftoi se në ora 11:15 në SPB Shkup është raportuar se në ujërat e lumit Vardar në fshatin Taor, komuna e Zelenikovës është gjetur trupi i pajetë i gruas së vdekur, përgjatë rrugës së vjetër për në fshatin Pakoshevë, komuna e Zelenikovës, e cila kishte mbetur r bllokuar në degë.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga ekipi i Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.