Negavci thotë se blerja e librave për nxënësit do të bëhet si vitin e kaluar, prindërit kundër këtij vendimi
Blerja e librave nga prindërit të cilët më pas u kompenzuan me një shumë fikse nga Qeveria e Kosovës, është përcjellë me ankesa të shumta nga prindërit. Përveç nga prindërit, ankesa ka pasur dhe nga partitë opozitare, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë për subvencionim të librave. Një gjë e tillë është konfirmuar dhe […]
Blerja e librave nga prindërit të cilët më pas u kompenzuan me një shumë fikse nga Qeveria e Kosovës, është përcjellë me ankesa të shumta nga prindërit.
Përveç nga prindërit, ankesa ka pasur dhe nga partitë opozitare, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë për subvencionim të librave. Një gjë e tillë është konfirmuar dhe në omnibusin e shtatorit 2023, të kryer nga “Ubo Consulting”, ku nga 1065 respodent të intervistuar, mbi 60 për qind të tyre janë deklaruar të pakënaqur, me mënyrën se si është bërë shpërndarja e librave në vitin 2023.
Megjithëkëtë ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci në një konferencë për media javën që shkoi, ka konfirmuar sërish se blerja e librave për fëmijet do të bëhet në formën e njëjtë si vitin e kaluar, ku prindërit do t’i blejnë librat dhe pastaj do të kompenzohen nga Qeveria. Negavci tha se për detaje tjera rreth këtij procesi, do të informojnë në muajt e ardhshëm.
E qytetarët vazhdojnë të kundërshtojnë mënyrën se si ka marrë vendim Qeveria vitin e kaluar për blerjen e librave për nxënësit.
“Duhet të vazhdojnë me formën qysh ka qenë përpara, që ministria t’i sigurojë librat. Kjo formë që është zbatuar vjet është e komplikuar, ka dalë më shtrenjtë dhe nxënësit nuk janë furnizuar me kohë me librat”, tha një qytetar.
Disa nga prindërit thonë se kjo mënyrë për blerjen e librave nga prindërit ka qenë tejet e komplikuar.
“Mendoj që ma mirë ka qenë mënyra vite më parë se si janë blerë librat se sa vitin e fundit. U bë njëfarë pështjellimi. Ka qenë e komplikuar. Një pjesë e madhe nuk dijnë të aplikojnë për ato para që i kompenzon qeveria”, tha një prind, i cili kundërshtonte vendimin e Qeverisë për blerjen e librave nga prindërit.
Ndryshe, është themeluar dhe Komisioni hetimor parlamentar, i cili do të trajtojë mënyrën e subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore, për të hetuar se a ka pasur shkelje apo jo në këtë proces.