Nesër hyjnë në grevë punëtorët teknik dhe fizik të UP-së dhe QS-së, kërkojnë pagë 400 euro

Punëtorët teknikë dhe fizikë të Universitetit të Prishtinës të të gjitha fakulteteve dhe Qendrës Studentore nga nesër do të hyjnë në grevë. Kjo, për shkak që të njëjtit nuk po pajtohen me pagat aktuale. Tek punëtorët në Qendrën Studentore paga në neto aktualisht është 290 euro deri sa tek ata të universiteteve 270 euro. Ata […]

shkurt 15, 2024 - 20:00
 0  4
Nesër hyjnë në grevë punëtorët teknik dhe fizik të UP-së dhe QS-së, kërkojnë pagë 400 euro
neser-hyjne-ne-greve-punetoret-teknik-dhe-fizik-te-up-se-dhe-qs-se,-kerkojne-page-400-euro

neser-hyjne-ne-greve-punetoret-teknik-dhe-fizik-te-up-se-dhe-qs-se,-kerkojne-page-400-euro

Punëtorët teknikë dhe fizikë të Universitetit të Prishtinës të të gjitha fakulteteve dhe Qendrës Studentore nga nesër do të hyjnë në grevë.

Kjo, për shkak që të njëjtit nuk po pajtohen me pagat aktuale.

Tek punëtorët në Qendrën Studentore paga në neto aktualisht është 290 euro deri sa tek ata të universiteteve 270 euro.

Ata po kërkojnë që pagat e tyre të jenë 400 euro.

Në të kundërtën ata do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

“Deri te greva ka ardhë në mungesë të dialogut të sinqertë, në mungesë të pagave minimale që ne mendojmë që e meritojmë dhe pas shumë presioneve, pas shumë protestave që të ulemi të takohemi, të bisedojmë, realisht ne me disa jemi ulur kemi biseduar por jemi marrë vesh ndryshe gojarisht por në realitet ajo nuk po ndodhë dhe tani do të fillojmë që nesër me grevë”, është shprehur Azemi për Front Online.

Azemi ka treguar se përpos nesër këta punëtorë, do të grevojnë edhe dy ditë të javës së ardhshme.

“Është vetëm një paralajmërim edhe javën tjetër do të jenë dy ditë pandërprerë dhe pastaj nëse nuk do të ketë efekt edhe nga java e ardhshme do të jetë një grevë e përgjithshme gjenerale”, ka thënë ai.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka deklaruar se nga ajo që kanë parë, paga për këta punëtorë do të shkojë dikund në 320 apo 330 euro.

Por, thotë se në rast që kërkesa e tyre nuk do të plotësohet ata dëshirojnë të jenë të lirë dhe të largohen në vendet e tjera.

“Normal që të dy këto institucione janë në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Ne kemi biseduar me zv.ministrin e Arsimit dikund para dy apo tre muajsh dhe jemi dakorduar që përafërsisht paga duhet të jetë 400 euro, por megjithatë sa e kemi parë në tenderin ose kriteret që do t’i shpallin këta do të shkojnë me një shumë rreth 320 ose 330 euro e cila nuk i përmbush kërkesat tona, pra nuk i përmbush kërkesat reale dhe punëtorët normal që kanë vendos që pagën duhet ta kenë minimum 400 euro ose ata donë që të jenë të lirë dhe të shkojnë në vendet tjera ku paguhen më mirë”, ka shtuar Azemi për Front Online.

 

Azemi: Punëtorët teknik në Prishtinë do të paguhen 400 euro, do u paguhet edhe stazhi i punës

Më 5 shkurt të këtij viti punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë në sektorin privat kanë hyrë në grevë.

Punëtorët teknikë kanë kërkuar që paga e tyre të balancohet me punëtorët e sektorit publik.

Për mirëmbajtjen e shkollës, këta punëtorë marrin pagë rreth 250 euro, e kolegët e tyre që paguhen nga buxheti i Komunës së Prishtinës paguhen 390 euro.

Por, vetëm tri ditë më vonë më saktësisht më 8 shkurt Komuna e Prishtinës arriti marrëveshje me ta.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, është vendosur që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke lejuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të pastër për nxënësit e kryeqytetit.

E, me këtë marrëveshje paga e këtyre punëtorëve do të jetë 400 euro duke përfshirë edhe stazhin e punës.

Këtë e ka bëtë të ditur për Front Online, kryetari i Sindikatës së Pavarut të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

“Paga e tyre më herët ka qenë 250 euro, dhe tash kemi dokument zyrtar që paga e këtyre njerëzve do të jetë 400 euro pra tenderi që besoj që vetëm ka dalë të hënën, ajo është pagë 400 euro duke përfshirë edhe stazhin e punës që nënkupton që paga e tyre do të jetë mbi 400 euro varësisht prej stazhit të punës”, është shprehur ai.

I, pyetur se kur pritet që këta punëtor do të fillojnë të marrin këtë pagë, Azemi ka thënë se kjo varet prej procedurave të tenderit.

“Të hënën u dashtë me dal tenderi për pagat e reja dhe për kushtet e reja. Në procedurën e shpejtë që do të del do të përfundojë ky tenderim dhe me përfundimin e këtij tenderi të vjetër do të hyjë në fuqi automatikisht tenderi i ri i cili është shumë më i avancuar dhe me kushte shumë më të mira”, ka shtuar Azemi.

Kurse, nënkryetarja e Kryeqytetit dhe ushtruese e detyrës së drejtores së Arsimit, Jehona Lushaku në ditën e arritjes së marrëveshjes deklaroi se janë dakorduar që të plotësohen kushtet e kërkuara, ku përfshihet rritja e pagave./Front Online