Nga haxhi në “iluminati”/ Çfarë po ndodhë me vendimet e Feros?
Reperi Fero njihet për vendimet e tij të shpejta e të pamenduara mirë. Në videoklipin e tij të fundit që u publikua dje, ai shihet duke bërë shenjën e illuminatit, shkruan IndeksOnline. Nga një besimtar i devotshëm që ishte rreth një vit më parë, Fero tani po shfaqet me mesazhe krejt të kundërta. Kjo shenjë […]


Reperi Fero njihet për vendimet e tij të shpejta e të pamenduara mirë.
Në videoklipin e tij të fundit që u publikua dje, ai shihet duke bërë shenjën e illuminatit, shkruan IndeksOnline.
Nga një besimtar i devotshëm që ishte rreth një vit më parë, Fero tani po shfaqet me mesazhe krejt të kundërta.
Kjo shenjë simbolizon organizatën masonike, ku ka teori të ndryshme konspirative.
Në botën e muzikës dhe të artit, shumë artistë ndërkombëtarë e kanë përdorur këtë shenjë si simbol artistik ose estetik, shpesh për të krijuar mister dhe vëmendje mediatike. Megjithatë, për disa persona ajo shihet si simbol me konotacione negative, veçanërisht në rrafshin fetar.
Kujtojmë se Fero është ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare, jo vetëm për muzikën e tij, por edhe për jetën personale dhe deklaratat e forta që shpesh bëhen virale.