Nga një muaj paraburgim për të përfshirët në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve, të përfshirë në konfliktin e armatosur të dielën mbrëma në Aktash në Prishtinë ku mbet i vrarë Premtim Gashi dhe pesë të tjerë të plagosur. Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të […]

shtator 3, 2024 - 20:00
 0  10
Nga një muaj paraburgim për të përfshirët në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”
nga-nje-muaj-paraburgim-per-te-perfshiret-ne-rastin-“sekiraqa”-dhe-“capat”

nga-nje-muaj-paraburgim-per-te-perfshiret-ne-rastin-“sekiraqa”-dhe-“capat”

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve, të përfshirë në konfliktin e armatosur të dielën mbrëma në Aktash në Prishtinë ku mbet i vrarë Premtim Gashi dhe pesë të tjerë të plagosur.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për Front Online lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se masa e paraburgimit prej një muaji është për  S.S., K.G., R.Ll., F.A., dhe V.A.

Dyshohet se të dielën në lagjen Aktash të Prishtinës u shkrepën rreth 100 plumba, si shkak i konflikteve që grupet kishin mes vete.

Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast? Detajet mund t’i lexoni duke klikuar KËTU.