Nga sot fillon pagesa e pensioneve të rritura në Maqedoninë e Veriut

Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut do të fillojë të realizohet sot për mbi 330 mijë pensionistë, transmeton Portalb.mk. “Më shumë se 330.000 pensionistë nga sot do të marrin rritje prej 2.500 denarë, ndërsa nga marsi i vitit të ardhshëm do të ketë edhe një rritje prej 2.500 denarë, me të cilën pensionistët më […]

tetor 1, 2024 - 10:00
 0  9
Nga sot fillon pagesa e pensioneve të rritura në Maqedoninë e Veriut
Pensionistët bllokuan hyrjen në Tetovë dhe marshuan deri te Tregu i Gjelbër, vazhdojnë protestat për rritje të pensioneve (24.10.2023).

Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut do të fillojë të realizohet sot për mbi 330 mijë pensionistë, transmeton Portalb.mk.

“Më shumë se 330.000 pensionistë nga sot do të marrin rritje prej 2.500 denarë, ndërsa nga marsi i vitit të ardhshëm do të ketë edhe një rritje prej 2.500 denarë, me të cilën pensionistët më në fund do të marrin atë që meritojnë, pensione dinjitoze dhe standard më të mirë të jetesës”, informuan nga Qeveria.

Mickoski sot në mesditë pritet të mbajë konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re.

Rritja e pensioneve vjen pasi Kuvendi i RMV-së me 12 shtator 2024 i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve.

Me ndryshimet e miratuara, do të ketë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë më 1 shtator të këtij viti dhe më 1 mars të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë që Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati premtuar rritjen të pensioneve për 5 mijë denarë.

Ndërkaq vitin e fundit janë mbajtur shumë protesta nga pensionistët të cilët kërkonin rritje të pensioneve.