Tetë milionë euro nga Eurostandard Bank transferohen në Turqi, para falimentimit
Të dhënat jozyrtare flasin se tetë milionë euro janë transferuar nga Eurostandard Bank, para falimentimit, në llogaritë në Turqi dhe në këto aktivitete të dyshimta mund të jetë përfshirë edhe Drejtoria doganore. Autoritetet hetuese zbuluan se për mallrat e importuara janë ngarkuar detyrime doganore prej vetëm 1500 euro për kamion, ndërsa tani pas ndërrimit të […] The post Tetë milionë euro nga Eurostandard Bank transferohen në Turqi, para falimentimit appeared first on InfoShqip.com.
Të dhënat jozyrtare flasin se tetë milionë euro janë transferuar nga Eurostandard Bank, para falimentimit, në llogaritë në Turqi dhe në këto aktivitete të dyshimta mund të jetë përfshirë edhe Drejtoria doganore. Autoritetet hetuese zbuluan se për mallrat e importuara janë ngarkuar detyrime doganore prej vetëm 1500 euro për kamion, ndërsa tani pas ndërrimit të udhëheqësisë të njëjtat mallra janë me tarifa 15 herë më të larta.
Këto zbulime përfshijnë Prokurorinë Publike, Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) në aktivitete të koordinuara hetimore që mbulonin lokacione të shumta në Strumicë, Shkup dhe Gostivar. Sipas raportimeve, këto aktivitete janë të lidhura me biznesmenin e njohur nga Strumica, Risto Krmzov.
Në kuadër të hetimeve, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim për marrjen e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit të Risto Krmzov, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve janë liruar pa masë sigurie. Autoritetet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e detajeve dhe palëve të përfshira në këtë çështje penale.
Kontrollet janë realizuar në disa qytete, përfshirë Strumicë, Shkup dhe Gostivar, ku në terren ka qenë personalisht ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Ky operacion është pjesë e një hetimi të koordinuar që përfshin DAP, MPB dhe Prokurorinë Publike, për të zbardhur të gjithë personat e përfshirë në rrjetin e aktiviteteve kriminale të lidhura me Eurostandard Bank dhe transaksionet e dyshimta.
The post Tetë milionë euro nga Eurostandard Bank transferohen në Turqi, para falimentimit appeared first on InfoShqip.com.