Ngrihet aktakuzë ndaj një gorani për kri*me luf*te, dyshohet se në cilësinë e policit torturoi 11 persona ku njëri vd`iq
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Sh.L., i nacionalitetit goran, pasi dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”. Sipas Speciales, i pandehuri, në cilësinë e policit të stacionit policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë […]
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Sh.L., i nacionalitetit goran, pasi dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas Speciales, i pandehuri, në cilësinë e policit të stacionit policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer veprat penale “vrasje”, “torturë”, “trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar” në komunën e Suharekës dhe Rahovecit.
“Hetimet kanë vërtetuar se, forcat policore serbe fillimisht i kanë arrestuar viktimat në regjionin e Suharekës dhe të Rahovecit dhe më pastaj i kanë dërguar në Stacionin Policor në Prizren. Aty i pandehuri i ka marr në pyetje duke përdorur torturë dhe trajtim çnjerëzor. Si rezultate i torturave i ndjeri R. J. ka vdekur kurse dhjetë (10) civile të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja psikike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri gjendet në paraburgim, sipas ven