Ngrirja e çmimeve, Qyra: Kjo është në dëm të bizneseve
Rikthimi i masës për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë është në dëm të sektorit të biznesit, alarmojnë nga OEMVP-ja, pas paralajmërimit të ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, se The post Ngrirja e çmimeve, Qyra: Kjo është në dëm të bizneseve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Rikthimi i masës për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë është në dëm të sektorit të biznesit, alarmojnë nga OEMVP-ja, pas paralajmërimit të ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, se pritet shumë shpejt të rikthehet kjo masë. Kryetari i OEMVP-së, Mendy Qyra, për TVM2 shprehet kundër kësaj ideje duke potencuar se në të kaluarën kjo masë nuk e ka dhënë efektin e vet.
“Ne si Odë Ekonomike bëjmë apel deri tek ministri i tanishëm i Ekonomisë që të mos praktikohen hapat e vjetra të Qeverisë së kaluar, sepse kjo masë nuk ka dhënë rezultate. Jemi të sigurt duke u bazuar në sondazhe dhe burime të anëtarëve tanë. Me të vërtetë, nuk jep rezultate. Ndoshta ka rezultate momentale, por për një kohë më të gjatë ajo krijon disbalancë në tregun e lirë. Gjithmonë do të jemi kundër intervenimit në tregun e lirë, e cila ndikon në prishjen e balancës brenda tregut.”, – deklaroi kryetari i OEMVP-së, Mendy Qyra.
Qyra shton se masa për ngrirjen e çmimeve është në dëm të konsumatorit dhe ndikon në rritjen e ekonomisë gri.
“Kjo masë nuk i bën mirë as popullatës, as konsumatorit, për arsye se kjo bën të mundshme humbjen e cilësisë së produkteve nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër mundëson që të paraqitet ekonomia gri. Për shkak se prodhuesit do të gjejnë njëfarë forme tjetër për ta mbajtur atë çmim me të cilin i prodhojnë produktet.”, – theksoi kryetari i OEMVP-së, Mendy Qyra.
Tregtarët në tregjet e gjelbra thonë se kërkesa dhe oferta duhet ta dirigjojnë çmimin në treg dhe jo intervenimet e ndryshme të autoriteteve.
“Nuk mund t’i ngrini çmimet e produkteve bujqësore, për shkak se të njëjtat lëvizin. Nëse ka ofertë më të madhe, çmimet janë më të lira nëse ka ofertë më të vogël është normale se çmimet do të jenë më të shtrenjta. Masa për ngrirjen e çmimeve vështirë të realizohet te produktet bujqësore.”, – tha një tregtar.
“Cili çmim të kufizohet kur domatet i blejmë për 90 – 95 denarë, ndërsa i shesim për 110 denarë, duke përfshirë këtu edhe harxhimet e tjera.”, – tha një tregtar tjetër.
Gjatë viteve të kaluara, çmimet e produkteve ushqimore disa herë ishin të ngrira, ndërsa u kufizua edhe marzha e fitimit. Në vitin 2022 për tregtarët me pakicë dhe shumicë u kufizua edhe marzha e fitimit nga 5 deri në 10%, ndërsa për një pjesë të tregtarëve, të cilët nuk e respektuan këtë masë, pasuan edhe gjoba.
The post Ngrirja e çmimeve, Qyra: Kjo është në dëm të bizneseve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .