Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiq. Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën

qershor 30, 2025 - 10:30
 0  4
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të arrestuarve
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të 30 qershorit bllokuan rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçiq.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava.

Agjencitë e lajmeve raportuan se protestuesit në Novi Sad – ku nisi kjo valë protestash antiqeveritare tetë muaj më parë – rrethuan zyrat e Partisë Progresive Sebe (SNS) të Vuçiqit, duke goditur ndërtesën me vezë.

Protestuesit po kërkojnë lirimin e të arrestuarve.