Nisen për në Hagë Fazliu, Kilaj dhe Smakaj
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu, janë nisur për në Hagë nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë ku po mbaheshin prej të enjtes. ZPS-ja të enjten ka njoftuar se është ndërmarrë aksion i gjerë në Kosovë, ku janë kryer arrestime e bastisje në disa shtëpi


Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu, janë nisur për në Hagë nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë ku po mbaheshin prej të enjtes.
ZPS-ja të enjten ka njoftuar se është ndërmarrë aksion i gjerë në Kosovë, ku janë kryer arrestime e bastisje në disa shtëpi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Isni Kilaj ka pasur aktakuzë të ngrirë, mirëpo ajo është ndryshuar dhe ai llogaritet si i dyshuar.