Nismat në Gjykatën Kushtetuese tash e tutje mund të paraqiten edhe me e-mail

Nga data 1 janar 2025, çdo person fizik dhe juridik mund të paraqesë nisma, kërkesa dhe propozime në Gjykatën Kushtetuese përmes postës elektronike, transmeton Portalb.mk. Dorëzimi elektronik i parashtresave mundësohet përmes faqes së internetit të Gjykatës Kushtetuese, pra përmes kategorisë “Drejtoju gjykatës”, ku në nënkategorinë “Dorëzimi elektronik i parashtresave” ka udhëzime për mënyrën e paraqitjes […]

Jan 3, 2025 - 20:00
 0  4
Nismat në Gjykatën Kushtetuese tash e tutje mund të paraqiten edhe me e-mail
Gjykata Kushtetuese, foto nga Ardit Ramadani, Portalb.mk

Nga data 1 janar 2025, çdo person fizik dhe juridik mund të paraqesë nisma, kërkesa dhe propozime në Gjykatën Kushtetuese përmes postës elektronike, transmeton Portalb.mk.

Dorëzimi elektronik i parashtresave mundësohet përmes faqes së internetit të Gjykatës Kushtetuese, pra përmes kategorisë “Drejtoju gjykatës”, ku në nënkategorinë “Dorëzimi elektronik i parashtresave” ka udhëzime për mënyrën e paraqitjes elektronike.

Kujtojmë se, dorëzimi i parashtresave elektronike parashihet me Rregulloren për dorëzim elektronik të parashtresave në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është i publikuar në ueb faqen e Gjykatës.