Nismë për referendum për revokim të kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut
Një nga nismat më të rëndësishme për vetëqeverisjen lokale është mundësia për deklarim në referendum për revokimin e kryetarëve të komunave, që do ta rrisë përgjegjësinë e liderëve lokalë dhe do të mundësojë kontroll më të madh nga ana e qytetarëve, deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, raporton MIA. Perinski, në një emision në […]
Një nga nismat më të rëndësishme për vetëqeverisjen lokale është mundësia për deklarim në referendum për revokimin e kryetarëve të komunave, që do ta rrisë përgjegjësinë e liderëve lokalë dhe do të mundësojë kontroll më të madh nga ana e qytetarëve, deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, raporton MIA.
Perinski, në një emision në TV Alfa, ku ishte mysafir theksoi se kjo zgjidhje ishte e pranishme edhe në Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale nga viti 1995, dhe tani shqyrtohet përsëri si mundësi.
“Nisma kryesore për këtë ndryshim buron nga pakënaqësia e shprehur e qytetarëve ndaj disa kryetarëve aktualë. Ne besojmë se duhet t’u japim mundësi qytetarëve që t’i revokojnë kryetarët e komunave dhe kjo është vendosur edhe në ligjin e kaluar”, tha ai.
Perinski paralajmëroi reforma serioze në vetëqeverisjen lokale dhe zhvillimin rajonal, duke theksuar se vendi po përgatitet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të reformave, janë planifikuar ndryshime në Ligjin për vetëqeverisje lokale, të cilat do të mundësojnë transparencë më të madhe dhe pjesëmarrje të qytetarëve në krijimin e buxheteve lokale.
Procesi i ndryshimeve të Ligjit për vetëqeverisje lokale tashmë ka filluar me mbështetje të UNDP-së, ndërsa në të marrin pjesë si ekspertë vendorë, ashtu edhe ekspertë ndërkombëtarë.
Me ligjin e ri për vetëqeverisje lokale, kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski në muajin tetor paralajmëroi që kryetarëve të komunave në të ardhmen do të mund t’ju merret mandati.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 24 shtator me 83 vota “për” dhe 17 “kundër”, deputetët votuan për ndryshimet ligjore te Ligji për Vetëqeverisje Lokale, duke mënjanuan zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarë komunash në Aerodrom, Gostivar dhe Saraj.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator kishin votuar nevojën për procedimin e ndryshimeve me procedurë të shkurtuar te Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa më 12 shtator e mbaroi debatin.
- LEXO: Propozim ligji parasheh që kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut të mund t’u merret mandati
- LEXO: Deputetët votuan ndryshimet ligjore, ashtu që në Gostivar, Saraj dhe Aerodrom nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- LEXO: RMV, Komisioni e kaloi Ligjin për vetëqeverisje lokale në lidhje me kryetarët e komunave
- LEXO: Me 58 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi rendin e ditës, në të huamarrja prej 500 milionë eurove nga Hungaria