Policia e Maqedonisë së Veriut kallëzim penal për 18 vjeçarin në lidhje me tentimin për vrasje
Në bazë të dyshimeve të bazuara për “tentim vrasje”, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penale ndaj dy personave, vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.H.(18) nga Strumica për arsye të dyshimeve të bazuara për vepër të kryer penale ,, tentative për […]
Në bazë të dyshimeve të bazuara për “tentim vrasje”, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penale ndaj dy personave, vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.H.(18) nga Strumica për arsye të dyshimeve të bazuara për vepër të kryer penale ,, tentative për vrasje’’ dhe kundër V.T.(22) nga Strumica”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
I dyti dyshohet se ka ndihmuar 18 vjeçarin në tentativën për vrasje dhe kërcënimin me armë gjatë një përleshjeje.
“Më 27 tetor, para një objekti hotelerik në Strumicë, i akuzuari i dytë fizikisht e ka sulmuar 21 vjeçarin R.D., 19 vjeçarin A.N. dhe 21 vjeçarin S.D., të gjithë nga Radovishi, ndërsa i akuzuari i parë u kërcënua me gjëra të mprehta”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.