Ligji për përdorimin e gjuhëve në tërësi, Gjykata Kushtetuese: Kontestohet ligji në tërësi

Iniciativa për kontestimin e Ligjit të gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese është parashtruar për ligjin në tërësi dhe jo vetëm për disa nene. Kështu sqarojnë nga Gjykata Kushtetuese ku njëherit elaborojnë The post Ligji për përdorimin e gjuhëve në tërësi, Gjykata Kushtetuese: Kontestohet ligji në tërësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 30, 2024 - 20:00
 0  5
Ligji për përdorimin e gjuhëve në tërësi, Gjykata Kushtetuese: Kontestohet ligji në tërësi

Iniciativa për kontestimin e Ligjit të gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese është parashtruar për ligjin në tërësi dhe jo vetëm për disa nene. Kështu sqarojnë nga Gjykata Kushtetuese ku njëherit elaborojnë listën e personave, partive dhe shoqatave civile, të cilat qëndrojnë pas 13 iniciativave për këtë ligj.

Kërkesës për kushtetutshmërinë e Ligjit për Gjuhët i paraprinë iniciativa e Ivica Efremovit dhe Stiv Angelovskit, për të vazhduar me partinë politike VMRO-DPMNE nga Shkupi, e përfaqësuar nga sekretari gjeneral, Igor Janushev; partia politike “E Majta”, e përfaqësuar nga Dimitar Apasiev dhe profesoresha universitare e së drejtës kushtetuese; Tanja Karakamisheva me deklarim për mbështetje nga Savo Klimovski, Jasna Kotevska, Rodna Zhivkovska, Aleksandar Dashtevskie dhe profesorë të tjerë.

Nga Gjykata sqarojnë se për këto iniciativa nuk është vendosur më herët për shkak të përbërjes jo të plotë të kësaj gjykate.

“Për këtë lëndë, më 18 mars 2021, Gjykata Kushtetuese mbajti seancën përgatitore në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Veriut dhe duke pasur parasysh rëndësinë e lëndës dhe interesit publik, Gjykata ka bërë dy konkluzione, në vitin 2023 dhe 2024, ku ka mbajtur qëndrimin se kjo çështje do të diskutohet në një seancë ku do të marrin pjesë e gjithë përbërja e nëntë gjykatësve”.

Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur rreth kësaj çështjeje ka deklaruar se nuk ndërhyn në punën e gjykatave.

“Ka kaluar koha kur politikanët kanë mundur dhe kanë dashur të ndikojnë në vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve. As në mendje nuk më shkon çfarëdo komunikimi, veçanërisht me gjykatësit kushtetues ose cilët do gjykatës dhe prokurorë të zgjedhur nga shumica LSDM-BDI”, theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Për datën se kur do të caktohet seanca për të diskutuar iniciativën sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në mënyrë plotësuese do të njoftohet opinioni, theksojnë nga Gjykata Kushtetuese.

The post Ligji për përdorimin e gjuhëve në tërësi, Gjykata Kushtetuese: Kontestohet ligji në tërësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .