Një minutë heshtje për katër viktimat e antetatit në Shkodër, Berisha: Mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur mbrëmjen e sotme te atentati i para disa ditëve në Shkodër. Ish-krzeministri së bashku me mbështetësit demokratë ka nderuar me një minutë heshtje katër viktimat e masakrës. Në fjalimin nga ballkoni i banesës, Berisha u shpreh se ata janë viktima të krimit të mafias shtetërore. Më tej […]

Nëntor 4, 2024 - 00:00
 0  6
Një minutë heshtje për katër viktimat e antetatit në Shkodër, Berisha: Mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur mbrëmjen e sotme te atentati i para disa ditëve në Shkodër.

Ish-krzeministri së bashku me mbështetësit demokratë ka nderuar me një minutë heshtje katër viktimat e masakrës.

Në fjalimin nga ballkoni i banesës, Berisha u shpreh se ata janë viktima të krimit të mafias shtetërore.

Më tej Berisha u zotua se mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë, por “përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta”.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, dhe mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që shpërndajnë çdo natë të vërteta tek qytetarët shqiptarë.

Të dashur miq! Mediat njoftuan se sot në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë Bashkim Basha, babai i 3 fëmijëve, bashkëshorti i të ndjerës, Flutura Basha. Viktimë e masakrës së licencuar nga Edi Rama, narkopolicia e tij, për narkobandën, me qëllim që të terrorizoj Shkodrën dhe të grabisë mandatin e tij.

Le të nderojmë ne, me një minutë heshtje viktimat e këtij krimit të mafias shtetërore. I përjetshëm kujtimi i tyre. Zotimi ynë është në dhe vetëm një, mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë. Përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta.”

Kujtojmë se sot numri i vikimave nga masakra në Dobraç shkoi në 4, pasi ndërroi jetë në spital pas katër ditësh në gjendje të rëndë dhe qytetari Bashkim Basha.

67-vjeçari dhe gruaja e tij, Flutura Basha ishin duke udhëtuar me motor, por u përplasën nga makina ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndaj të cilëve u krye atentati nga persona ende të paidentifikuar.