Rama flet për drejtësinë nga Selaniku: Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse
Kryeministri Edi Rama ka folur në takimim me shqiptarët në Selanik edhe për reformën në drejtësi. Rama ta se tashmë në vendin tonë ka përfunduar koha e pandëshkueshmërisë dhe se e gjithë merita e reformës në drejtësi është e PS. Edhe pse shumë nga radhët e PS janë në burg, kreu i qeverisë theksoi se […]
Kryeministri Edi Rama ka folur në takimim me shqiptarët në Selanik edhe për reformën në drejtësi.
Rama ta se tashmë në vendin tonë ka përfunduar koha e pandëshkueshmërisë dhe se e gjithë merita e reformës në drejtësi është e PS.
Edhe pse shumë nga radhët e PS janë në burg, kreu i qeverisë theksoi se nuk ka asnjë përgjegjësi, por kjo gjë tregon se reforma në drejtësi po funksionon.
“Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse, goditja e para që nga themelimi i shtetit shqiptar. Për herë të partë njerëz të lidhur me pushtetin politik i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht pozicionit apo lidhjes me partitë politike në qeveri apo opozitë. Ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga politika. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sa historike është kjo që po ndodh mjafton të kthesh kokën prapësht, ku nuk do të gjesh dot që nga 1912, as në Republikën e përkohshmen parlamentare, as në mbretëri as në diktaturë, as në periudhën e kalimit nga komunizmi në demokraci, deri 3-4 vjet më parë një individ me profil të lartë politik që të jetë dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga pushteti”, tha Rama.