Seanca plenare, Bardhi pas mbledhjes: Sot në Kuvend do shkojnë vetëm deputetët e papërjashtuar! Ja përgjigja për paralajmërimin e Policisë…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka bërë të ditur vendimin që është marrë nga PD, për pjesëmarrjen në seancën plenare pasditen e sotme. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se në seancë do të shkojnë vetëm deputetët e pa përjashtuar. “Secili deputet do të jetë në degën ku ushtron përgjegjësinë si […]

tetor 28, 2024 - 19:00
 0  7
Seanca plenare, Bardhi pas mbledhjes: Sot në Kuvend do shkojnë vetëm deputetët e papërjashtuar! Ja përgjigja për paralajmërimin e Policisë…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka bërë të ditur vendimin që është marrë nga PD, për pjesëmarrjen në seancën plenare pasditen e sotme.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se në seancë do të shkojnë vetëm deputetët e pa përjashtuar.

“Secili deputet do të jetë në degën ku ushtron përgjegjësinë si përfaqësues i qytetarëve, ndërsa kolegët që do marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin brenda seancës për të mos lejuar normalitet në zhvillimin e seancës. Kjo është një zgjedhje e imponuar nga kundërshtari politik që ka asgjësuar hapësirën demokratike të opozitës brenda parlamentit”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi i është përgjigjur edhe paralajmërimit të Policisë, e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se do të ketë ndjekje penale kush bllokon rrugët gjatë protestës se ditës së nesërme.

Bardhi u shpreh se është detyrë e policisë të marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në tubimet e ligjshme.

“Kush do na ndjekë penalisht, Ilir Proda? Zëdhënësi i bandës së Elbasanit? Ai të rrijë dhe ca ditë në detyrë se do ta shikoni shumë shpejt që siç është provuar çdo akuzë e PD për lidhjet e zyrtarëve të shtetit me krimin e organizuar, ky është një nga këta zyrtarë që është komanduar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit. Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizimit të PD. Në çdo tubim ka bllokim  të rrugëve”, tha Bardhi.