Një muaj paraburgim për personin që gjuajti me armë në Bregun e Diellit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim në çështjen penale ndaj të pandehurit H.V, me dyshimin se ka kryer veprat penale: Vrasja në Tentativë, Mbajtja në Pronësi, Posedim i Paautorizuar i Armëve dhe Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm. “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin […]

qershor 20, 2024 - 16:01
 0  6
Një muaj paraburgim për personin që gjuajti me armë në Bregun e Diellit
nje-muaj-paraburgim-per-personin-qe-gjuajti-me-arme-ne-bregun-e-diellit

nje-muaj-paraburgim-per-personin-qe-gjuajti-me-arme-ne-bregun-e-diellit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim në çështjen penale ndaj të pandehurit H.V, me dyshimin se ka kryer veprat penale: Vrasja në Tentativë, Mbajtja në Pronësi, Posedim i Paautorizuar i Armëve dhe Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.V dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Dyshohet se i pandehuri H.V kishte mosmarrëveshje paraprake me personat të cilët janë akoma të panjohur, ku me ç’rast ai tentoi të rrezikonte jetët e tyre duke shkrepur disa herë me armë zjarri.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri H.V me datë 13.06.2024, rreth orës 21:20 minuta, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të ndodhura më parë me persona ende të panjohur dhe me qëllim të hakmarrjes tenton të privojë nga jeta personat të cilët banonin me qira në një banesë në rrugën “Xheladin Hana” dhe me atë rast me dashje e kishte vënë në rrezik jetën e një ose më shumë personave të tjerë, duke shkuar prapa banesës në fjalë dhe nga aty kishte shkrepë rafalë me armë zjarri disa herë në drejtim të kësaj banese, ku gjatë të shtënave plumbat kishin goditur edhe një banesë tjetër”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë të shtënave plumbat kishin goditur një banesë në afërsi, ku në atë moment i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por policia më pas kishte arritur ta arrestonte.