Një ndërroi jetë, ndërsa tre qytetarë tjerë të Maqedonisë së Veriut janë lënduar në Greqi (VIDEO)

Një shtetase e Maqedonisë ka humbur jetën në aksidentin e sotëm të trafikut, ndërsa tre bashkëshoqëruese janë lënduar, njëra prej të cilëve është shtruar në spitalin e Selanikut në autostradën Egnatia në drejtim të Selanikut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Burime të MPB-së konfirmojnë shkrimet në mediat greke se në aksidentin është përfshirë një […]

qershor 21, 2024 - 21:01
 0  7
Një ndërroi jetë, ndërsa tre qytetarë tjerë të Maqedonisë së Veriut janë lënduar në Greqi (VIDEO)
Policia në Greqi. Foto nga Portalb.mk - Faton Curri

Një shtetase e Maqedonisë ka humbur jetën në aksidentin e sotëm të trafikut, ndërsa tre bashkëshoqëruese janë lënduar, njëra prej të cilëve është shtruar në spitalin e Selanikut në autostradën Egnatia në drejtim të Selanikut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Burime të MPB-së konfirmojnë shkrimet në mediat greke se në aksidentin është përfshirë një automjet nga Maqedonia e Veriut, ndërsa viktima është shtetase e Maqedonisë. Automjeti ka qenë duke lëvizur në autostradën Egnatia në drejtim të Selanikut, ndërsa është nisur nga Manastiri.

Për nxjerrjen e tre personave nga makina, Shërbimi kundër zjarreve të Greqisë ka intervenuar, ndërsa të lënduarit janë marrë me autoambulancë. Për këtë arsye ishte bllokuar edhe rruga për në Selanik.

Sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, PDK e Maqedonisë së Veriut në Greqi është në komunikim me familjet për të ofruar të gjitha llojet e ndihmës.