Një person ka përfunduar në spital gjatë të shtënave të mbrëmshme në Hasanbeg të Shkupit
Mbrëmë në lagjen Hasanbeg të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje, me ç’rast një person është dërguar me lëndime në spital, raporton TV 21. Siç njofton jozyrtarisht televizioni, në automjet ndodheshin dy persona dhe ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Agroservice”. Në vend u gjetën […]
Mbrëmë në lagjen Hasanbeg të Shkupit ka pasur të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje, me ç’rast një person është dërguar me lëndime në spital, raporton TV 21.
Siç njofton jozyrtarisht televizioni, në automjet ndodheshin dy persona dhe ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Agroservice”. Në vend u gjetën shtatë gëzhoja.
Nga MPB e kanë konfirmuar ngjarjen për TV 21 dhe kanë bërë të ditur se në drejtim të një automjeti me targa austriake është qëlluar me armë zjarri dhe një person është transportuar në Qendrën Klinike.
“Me datë 19.08.2024, rreth orës 20:50, në SPB Shkup është raportuar se në Bl. Aleksandar Makedonski është qëlluar nga automjeti i pasagjerëve në lëvizje në veturën e pasagjerëve Passat me targa austriake, ku një person është lënduar dhe është transportuar në Qendrën Klinike. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, informon policia.
Kujtojmë se rast i ngjashëm, ndodhi me 1 korrik të këtij viti në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, ku një person vdiq dhe një tjetër mbeti i plagosur në një shkëmbim zjarri.