Një presidente e vështirë dhe shumë sfida tjera e presin shumicën e re parlamentare

Përballja jo e lehtë me një Presidente të vështirë, reformat në gjyqësor, zbatimi i ligjit për gjuhët, investimet në rajonet e varfëra shqiptare, pritet të jenë sfidat kryesore të përbërjes së re parlamentare, konkretisht të shumicës së re në Parlament që mes gjasë do të jetë mes VMRO-së dhe VLEN, shkruan agjencia e lajmeve INA. […] The post Një presidente e vështirë dhe shumë sfida tjera e presin shumicën e re parlamentare appeared first on InfoShqip.com.

maj 14, 2024 - 17:01
 0  10
Një presidente e vështirë dhe shumë sfida tjera e presin shumicën e re parlamentare

Përballja jo e lehtë me një Presidente të vështirë, reformat në gjyqësor, zbatimi i ligjit për gjuhët, investimet në rajonet e varfëra shqiptare, pritet të jenë sfidat kryesore të përbërjes së re parlamentare, konkretisht të shumicës së re në Parlament që mes gjasë do të jetë mes VMRO-së dhe VLEN, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova ende pa filluar mirë detyrën trondit jo pak skenën politike në vend me mos përmendjen e emrit kushtetues gjatë inaugurimit të dielën në Parlament. Reagimet ishin të forta edhe nga fqinji jugor Greqia, që kur ambasadorja greke në vendin tonë lëshoi sallën, deri tek reagimi i ministrit të jashtëm.

Kursi evropian i RMV-së varet nga përdorimi i emrit kushtetues. Kjo procedurë qartazi shkel Marrëveshjen e Prespës, por edhe Kushtetutën e shtetit fqinj, që është i harmonizuar me obligimet e saja ndërkombëtare. Marrëdhëniet dypalëshe dhe rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimit të emrit kushtetues’’, thanë nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Reagime vendore dhe ndërkombëtare

Por regaime pati menjëherë edhe nga VLEN koalicion ky që ka nisur negociatat për ndarjen e kulaçit qeveritar me VMRO-në partinë që fitoi zgjedhjet dhe që e nominoi pikërisht Gordana Siljanovskën për kandidate për presidente.

“Shprehim shqetësimin tonë për ndikimin e emocioneve të fushatës zgjedhore në racionalitetin e hapave të parë në realpolitikë. Ne i kuptojmë ndjenjat e popullit maqedonas, por nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë për kreun e ri të shtetit. Presidenti i Republikës duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sidomos kur bëhet fjalë për një profesoreshë të së Drejtës Kushtetuese”, deklaroi VLEN. Poashti reagime pati edhe nga Arbër Ademi i BDI-së duke thënë se Siljanovksa që në fjalinë e parë e shkeli kushtetutën.

Kundër Siljanovskën menjërherë regoi dhe komuniteti ndërkombëtar ‘’Që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt BE-së, më e rëndësishme është që ta vazhdojë rrugën e reformave dhe respektimit të plotë të marrëveshjeve obligacione, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, shkroi Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen. Poashtu reagome çati edhe nga zëdhënësja e Komisionit për politikë të jashtme dhe e sigurisë Nabila Massrali dhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian Stano.

‘Zbutet’ presidentja

Pas këtyre reagimeve, kishte një përgjigje nga kabineti i presidents së re.
Kabineti presidencial ka deklaruar se Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do t’i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues.
Në njoftim thuhet se në pajtim me Kushtetutën, presidentja e ka nënshkruar betimin solemn duke përdorur emrin kushtetues gjegjësisht siç është përgatitur teksti nga shërbimet parlamentare.
Megjithatë, me siguri Siljanovska Davkova do të bëjë përjashtim në përdorimin e emrit kushtetues në daljet publike.

“Në paraqitjet e saj publike, presidentja maqedonase ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vet-identifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do t’i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues”, citohet Kabineti i presidentes

Raportet me fqinjët

Ndryshe Gordana Siljanovska në raport me vendet fqinje Kosovën dhe Shqipërinë dha shenja të mira komunikimi të ndërsjellë duke ia kthyer urimet në gjuhën shqipe Presientëve Begaj dhe Osmani.

Presidentja e vendit pritet të jetë një sfidë vështiër për t’u përballuar gjatë këtij mandati parlamentar kur dihet se ajo mund të mos nënshkruaj ligjet e që do ti votojë sjhumica parlamentare. Por sfidë për shumicën e re parlamentare pritet të jenë edhe reformat në gjyqësor kur duhet se gjykatat dhe prokuroritë me vite kanë besimit më të ulët nga ana e qytetarëve.

Një sfidë në vete pritet të jetë edhe premtimi i Miskovksit se do të investojë edhe në komunat e varfëra duke përfshirë edhe komunat shqiptare siç është Likova e cila ende zyrtarisht është zonë e e krizës. Një sfidë tjetër është dhe ligji për gjuhët kur deri më tani kemi parë moszbatim të gjuhës shqipe pothuajse në të gjitjha sektorët shtetëror.Veç kësaj ngritja e cilësisë në arsim që nga ai fillor e deri tek ai universitar pritet të merr vëmendje nga shumica e re parlamentare.

The post Një presidente e vështirë dhe shumë sfida tjera e presin shumicën e re parlamentare appeared first on InfoShqip.com.