Një reklamë morbide e cila improvizon aksidentin me veturë ku vdiq Princesha Diana, ka tmerruar publikun

Një grup të rinjsh francezë është kritikuar ashpër për përdorimin e një imazhi të aksidentit me veturë të Princeshës Diana në një reklamë online. Kompania ADMD ndau një poster në rrjetet sociale që rikrijoi skenën e tmerrshme në një tunel në Paris në gushtin e vitit 1997, shkruan The Sun. Mbi imazhin e një veture të […]

Mars 19, 2024 - 22:00
 0  4
Një reklamë morbide e cila improvizon aksidentin me veturë ku vdiq Princesha Diana, ka tmerruar publikun

Një grup të rinjsh francezë është kritikuar ashpër për përdorimin e një imazhi të aksidentit me veturë të Princeshës Diana në një reklamë online.

Kompania ADMD ndau një poster në rrjetet sociale që rikrijoi skenën e tmerrshme në një tunel në Paris në gushtin e vitit 1997, shkruan The Sun.

Mbi imazhin e një veture të shkatërruar shkruhet: “Ajo nuk zgjodhi vdekjen e saj… në vitin 2024, ne duhet të kemi zgjedhjen”.

Foto: The Sun

Ky veprim ka shkaktuar një valë zemërimi te fansat, në të njëjtën kohë që në Francë po zhvillohet një debat mbi vdekjen e asistuar.

Ish-zëdhënësi i familjes mbretërore Dickie Arbiter tha: “Kjo është absolutisht morbide dhe skandaloze. Është një politizim i rëndë i një tragjedie. Çdokush që e njohu Dianën, Princeshën e Uellsit, do të ndihej thellësisht i lënduar. Të tallesh në këtë mënyrë me një moment kaq të tmerrshëm është groteske”.

Foto: ADMD

Imazhi u postua të enjten në rrjetin social X (ish-Twitter), dhe më pas është hequr nga aty.

ADMD kishte planifikuar gjithashtu të paraqiste vdekjen e Jeanne d’Arc me një turrë djegëse, si dhe të yllit pop Claude François që u elektrokutua në një banjë ndërsa ndryshonte një llambë.

Grupi më vonë kërkoi ndjesë për zgjedhjen e imazheve. Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbështetur legjislacionin e ri për eutanazinë.