Një turist nga Anglia u rrëzua dhe u plagos në terren të paarritshëm në Ohër, ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin
Ekipi i zjarrfikësve të Ohrit pasditen e sotme ka nxjerrë një shtetas të huaj i cili ka ka rënë në terren të paarritshëm afër një hoteli në Ohër dhe ka pësuar lëndime të rënda, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave, transmeton Portalb.mk. Siç bëjnë të ditur nga atje, rasti është raportuar në QMK përmes numrit […]
Ekipi i zjarrfikësve të Ohrit pasditen e sotme ka nxjerrë një shtetas të huaj i cili ka ka rënë në terren të paarritshëm afër një hoteli në Ohër dhe ka pësuar lëndime të rënda, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave, transmeton Portalb.mk.
Siç bëjnë të ditur nga atje, rasti është raportuar në QMK përmes numrit unik, ekipi mjekësor i të cilit nuk ka mundur të intervenojë për shkak të paqasshmërisë në terren.
Për këtë rrethanë, Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Ohër, policinë nga Sektori i Punëve të Brendshme Ohër dhe Shpëtimi malor “Patagonia”.
“Ekipi nga NJTZ Ohër ka intervenuar me një zjarrfikës dhe tre zjarrfikës, me ç’rast personi është nxjerrë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në informacionin nga QMK.
Pas nxjerrjes, shtetasi i huaj është transportuar me mjet lundrues të policisë përtej liqenit në autoambulancë dhe më pas në spital për mjekim të mëtejshëm.
Për rastin sot pasdite ka informuar Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit, nga ku bëhet fjalë për një person 45-vjeçar nga Anglia i cili ka rënë nga një shkëmb në bregun e Ohrit në afërsi të kompleksit hotelierik dhe ka pësuar lëndime. Rasti është raportuar në polici në orën 12:45.
“Në vendin e treguar menjëherë janë dërguar zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Ohrit, si dhe nga Stacioni Policor për Vëzhgim Kufitar “Liqeni i Ohrit”. Pas masave të marra personi është nxjerrë jashtë dhe është konstatuar se është S.M.A.(45) nga Anglia. Mjeku i Shërbimit Emergjent Mjekësor ka konstatuar se ka lëndime trupore, pas së cilës me mjet lundrues të Stacionit të Policisë së Vëzhgimit Kufitar është transportuar në Policinë e Liqenit. Nga aty personi i lënduar është transportuar me automjet mjekësor në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër”, njoftoi SPB Ohër.