Një vit pas shfuqizimit të balancuesit – kthim para vitit 2001, vlerëson BDI
U bë plot një vit nga vendimi “politik, jo juridik” i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua balancuesi – mekanizmi i vetëm që garantonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat The post Një vit pas shfuqizimit të balancuesit – kthim para vitit 2001, vlerëson BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

U bë plot një vit nga vendimi “politik, jo juridik” i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua balancuesi – mekanizmi i vetëm që garantonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në institucionet publike të shtetit.
Një vit më pas, pasojat janë të qarta, të dhimbshme dhe alarmante.
“Ky vendim nuk ishte teknik, as administrativ. Ishte politik dhe antikushtetues, sepse synonte fshirjen e deklarimit etnik dhe çmontimin e të drejtave kolektive të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit dhe Amendamentin VI të Kushtetutës,” – deklaroi nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi.
Sipas tij, ky ishte një sulm institucional ndaj barazisë dhe një kthim i hapur para vitit 2001, kur shqiptarët përbënin më pak se 0.2% të administratës shtetërore.
“Para heqjes së balancuesit, shqiptarët përfaqësoheshin me rreth 22% në administratë – një përqindje që po rritej gradualisht vit pas viti. Sot, në shumicën e institucioneve shtetërore, përqindja e shqiptarëve në punësimet e reja nuk kalon as 5%, dhe shumica janë anëtarë të ‘familjes së ngushtë’,” – theksoi Ademi.
Ai e cilësoi këtë proces si “spastrim të heshtur institucional”, që po ndodh me heshtjen e qeverisë dhe përkrahjen e atyre që duhej të mbronin barazinë.
“Kryeministri flet për mbi 12 mijë të punësuar të rinj, por në mesin e tyre shqiptarët janë më pak se 500. Kjo është fotografia reale e një administrate që po kthehet në monopol etnik të njëanshëm – një qeveri që ka braktisur frymën e Ohrit dhe drejtësinë kushtetuese,” – tha ai.
Ademi akuzoi Qeverinë se, në vend që ta korrigjojë këtë padrejtësi, po e betonon diskriminimin përmes draftligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të hartuar nga VMRO-DPMNE dhe Karakamisheva, dhe të përkrahur nga VLEN.
“Ky draft është katastrofë kushtetuese dhe morale. Nuk parasheh kuota etnike, as proporcionalitet në punësime, nuk obligon institucionet të evidentojnë përkatësinë etnike të të punësuarve, nuk ka asnjë sanksion për shkelësit, dhe bie ndesh me parimet e Kushtetutës,” – shtoi ai.
Sipas tij, në vend që të avancohej balancuesi me ligj, ai po varroset përfundimisht me një draft që mban firmë shqiptare.
“Kjo është tradhti politike dhe kombëtare. Sot përfaqësimi i shqiptarëve po bie me ritme alarmante, institucionet po kthehen në struktura etnike të mbyllura dhe asnjë zyrtar qeveritar nuk mban përgjegjësi,” – u shpreh Ademi.
Në fund, ai kërkoi tërheqjen e menjëhershme të draftligjit dhe rikthimin e mekanizmit të balancuesit në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën.
“Çdo ditë pa balancues është një ditë më shumë drejt padrejtësisë, pabarazisë dhe asimilimit institucional.
Jo më kthim para vitit 2001!
Jo më administratë pa shqiptarë!
Barazia nuk është opsion – është themel i shtetit. Dhe nëse ky shtet e harron këtë, ne do t’ia kujtojmë me zë, me dinjitet dhe me vendosmëri,” – përfundoi Ademi. Gazeta Flaka
The post Një vit pas shfuqizimit të balancuesit – kthim para vitit 2001, vlerëson BDI appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
