Njëmbëdhjetëshja më e mirë e 1/8 së finales

Tashmë janë përcaktuar tetë përfaqësueset më të mira në “Euro 2024”. Ndeshjet e një të tetës së finales kanë ofruar futboll cilësor, gola të bukur e momente shumë dramatike. Ndeshjet e fundit e një të tetës u zhvilluan të martën, ndërsa çerekfinalet janë të premten e të shtunën. Agjencia e lajmeve, AFP, ka bërë përzgjedhjen […]

Korrik 4, 2024 - 08:00
 0  8
Njëmbëdhjetëshja më e mirë e 1/8 së finales
njembedhjeteshja-me-e-mire-e-1/8-se-finales

njembedhjeteshja-me-e-mire-e-1/8-se-finales

Tashmë janë përcaktuar tetë përfaqësueset më të mira në “Euro 2024”.

Ndeshjet e një të tetës së finales kanë ofruar futboll cilësor, gola të bukur e momente shumë dramatike. Ndeshjet e fundit e një të tetës u zhvilluan të martën, ndërsa çerekfinalet janë të premten e të shtunën.

Agjencia e lajmeve, AFP, ka bërë përzgjedhjen e njëmbëdhjetëshes më të mirë të 1/8 së finales.

Portieri

Derisa Mert Gunok i Turqisë mund ta ketë bërë pritjen më të mirë të turneut, nuk ka dyshime që paraqitjen më të mirë të përgjithshme në 1/8 e finales e bëri Costa. Ai u bë portieri i parë në histori të Evropianit që nuk u mposht gjatë 120 minutave lojë dhe në serinë e penalltive.

Pak para fundit të ndeshjes së Portugalisë me Slloveninë, Costa bëri pritje të mahnitshme për t’ia mohuar golin Benjamin Sheshkos. Më pas priti tri gjuajtje rresht nga pika e bardhë e sllovenëve.

Mbrojtja

oao Cancelo i Portugalisë ishte mbrojtësi i djathtë më i mirë në 1/8 e finales.

Merih Demiral i Turqisë e Pepe i Portugalisë janë vlerësuar mbrojtësit më të mirë të qendrës, ndërsa Ferdi Kadioglu i Turqisë u vlerësua mbrojtësi i majtë më i mirë.

“Është vështir të besohet që mbrojtësi i pandalshëm Pepe është 41-vjeçar. Pos një rrëshqitjeje, që ka mundur t’i kushtojë shtrenjtë Portugalisë, veterani ishte i jashtëzakonshëm ndaj Sllovenisë. Ai u përmirësua gjatë ndeshjes duke bërë që gjërat të duken të lehta. Ndihmoi Portugalinë që ta përfundojë ndeshjen pa gol të pranuar”, shkruan AFP.

Mesfusha

Pjesa qendrore e mesfushës përbëhet nga Remo Freuler i Zvicrës, Rodri i Spanjës dhe Jude Bellingham i Anglisë. Të tre ishin vendimtarë në fitoret e përfaqësueseve të tyre, që tani bëhen gati për çerekfinale.

Sulmi

Lamine Yamal i Spanjës në krahun e djathtë, Donyell Malen i Holandës në qendër dhe Nico Willimas i krahut të majtë u vlerësuan sulmuesit më të mirë.

“Ndonëse nuk startoi dhe nuk paraqitet vetëm në fazën e sulmit, lojtari i Dortmundit, Malen, shkëlqeu me dy gola në fitoren 3:0 ndaj Rumanisë”, shkruan agjencia e njohur.

“A është koha që Williams të konsiderohet si lojtari më i mirë i pjesës së deritashme të Evropianit? Ai shënoi gol shumë të bukur ndaj Gjeorgjisë, bëri një asistim dhe ishte i pagabueshëm në pasime”.