Njëqind pacientë nga zjarri në Koçan po trajtohen brenda dhe jashtë vendit, tre në gjendje kritike

Njëqind pacientë të lënduar në diskotekën “Pulse” të Koçanit janë duke u trajtuar në vend dhe jashtë vendit. Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, transmeton Portalb.mk. Tre prej pacientëve janë në gjendje më kritike. Në klinikat e vendit po trajtohen 20 pacientë, ndërsa 80 të tjerët janë jashtë vendit. Dy pacientë pritet […]

Prill 1, 2025 - 17:01
 0  4
Njëqind pacientë nga zjarri në Koçan po trajtohen brenda dhe jashtë vendit, tre në gjendje kritike
Spitali i Koçanit. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Njëqind pacientë të lënduar në diskotekën “Pulse” të Koçanit janë duke u trajtuar në vend dhe jashtë vendit. Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, transmeton Portalb.mk.

Tre prej pacientëve janë në gjendje më kritike.

Në klinikat e vendit po trajtohen 20 pacientë, ndërsa 80 të tjerët janë jashtë vendit.

Dy pacientë pritet të kthehen sot në vend. .

Për pacientët në gjendje kritike, Taravari thotë se gjendja e tyre nuk ka ndryshuar.

“Ata janë në gjendje kritike gjatë gjithë kohës. Numri i pacientëve kritikë është reduktuar në tre. Por kjo nuk do të thotë se do të vazhdojë kështu, për fat të keq disa pacientë kanë luhatje në gjendjen e tyre shëndetësore”, tha ministri.

Ka njoftime se pacientët e tjerë do të kthehen deri në fund të javës.

Për pacientët në gjendje më të rëndë që do të kenë nevojë për rehabilitim, Taravari tha se ka disa opsione në Qendrën për Kovid “8 Shtatori”, Qendra e Rehabilitimit në Kozle, por ka edhe oferta për rehabilitim afatgjatë jashtë vendit pa kosto për shtetin.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.