Njihuni me anën tjetër të Dua Lipës

Dua Lipa vazhdon të surprizojë fansat, këtë herë jo me muzikën, por me aftësitë e saj fizike. Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë një foto ku shihet duke bërë një pozë akrobatike, e balancuar mbi kokë dhe duar, shkruan Indeksonline. Me një përshkrim plot humor, ajo shkruan: […]

qershor 24, 2025 - 20:00
 0  6
Njihuni me anën tjetër të Dua Lipës

Dua Lipa vazhdon të surprizojë fansat, këtë herë jo me muzikën, por me aftësitë e saj fizike.

Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë një foto ku shihet duke bërë një pozë akrobatike, e balancuar mbi kokë dhe duar, shkruan Indeksonline.

Me një përshkrim plot humor, ajo shkruan: “I guess joining the circus wasn’t such a bad idea ???? ANFIELD NIGHT 1 TONIGHT!!!! LET’S GOOOOOO BABY ????!!!!!”, duke treguar se është gati për natën e parë të koncertit të saj në stadiumin legjendar Anfield në Liverpool.

Postimi është pritur me entuziazëm nga ndjekësit, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash.

Edhe pse e njohur për performancat skenike dhe hitet globale, kjo paraqitje tregon se Dua Lipa ka shumë më tepër për të ofruar, edhe jashtë skenës.