NPK-ja e Tetovës assesi të zhbllokohet financiarisht, punëtorët mbeten pa rroga dhe kontribute
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” vazhdojnë të jenë disa rroga në minus. Pavarësisht revoltës që e shprehën javën e kaluar, atyre u është paguar vetëm paga e janarit 2025, ndërsa në minus janë dy rroga të tjera dhe kontribute të papaguara mbi një vit. Situata financiare e NPK-së assesi të stabilizohet, ndërsa kryetari i […]


Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” vazhdojnë të jenë disa rroga në minus. Pavarësisht revoltës që e shprehën javën e kaluar, atyre u është paguar vetëm paga e janarit 2025, ndërsa në minus janë dy rroga të tjera dhe kontribute të papaguara mbi një vit. Situata financiare e NPK-së assesi të stabilizohet, ndërsa kryetari i komunës arsyetohet, shkruan Portalb.mk.
Të punësuarit e NPK-së bënë të ditur se na java e kaluar u është paguar vetëm paga e janarit 2025.
Ndërsa nuk kanë marrë pagë për muajin dhjetor 2023 dhe shkurt 2025.
Nuk u janë paguar as kontributet për 14 muaj.
Situata më problematike për ata paraqitet mungesa e sigurimit shëndetësor, sepse nuk mund të marrin shërbime në spital.
Për këtë problem kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami arsyetohet se bëhet fjalë për dy bllokada: bllokada e NPK-së nga përmbaruesi dhe bllokada e komunës.
“Ne jemi të mbuluar me vendim të këshillit që të mund të bëjmë transferimin e mjeteve, por ky transferim i mjeteve do të jetë në mënyrë suksesive, sepse nëse ja lëshojmë ne një sasi më të madhe të mjeteve NPK-së për pagesë të kontributeve dhe rrogave, ato para mbi limitin e garantuar i marrin përmbaruesit”, tha Kasami.
Ai shtoi se pagesa kryhet në mënyrë suksesive ashtu si kanë të hyra nga të taksat për ndërtim, sepse siç tha, të hyrat tjera janë në kuadër të planit financiar i komunës.
“Pra të hyrat që i kemi nga taksat komunale janë të dedikuara në pjesën më të madhe për NPK-në për pagesë të rrogave dhe të kontributeve të prapambetura. Taksa që është për pastërti publike është e pamjaftueshme që të jetë kjo ndërmarrje e vetëfinancuar dhe prandaj duhet që komuna të subvencionojë në bazë të rregullt. Ose duhet të sjellim taksë për parqe dhe gjelbërim që ka qyteti i Shkupit dhe ka në disa qytete të tjera”, theksoi Kasami.
Për këtë problem kanë kritikuar edhe nga BDI – Dega e Tetovës, sipas tyre situata me NPK-në tregon për dështim të menaxhimit komunal.
Përndryshe, më 11 dhjetor 2024 Këshilli Komunal miratoi vendim që të mbulojë harxhimet dhe humbjet e NPK-së në vlerë prej rreth 60 milionë denarë, të cilat pritej të destinoheshin për pagat e punëtorëve të cilët kanë vonesa prej disa muajve.
Nga opozita aso kohe thanë se ky veprim ngre dyshime për keqpërdorime dhe nuk e përkrahën të njëjtën duke e braktisur seancën.
Komuna e Tetovës edhe në të kaluarën e ka subvencionuar NPK-në me miliona denarë, ndërkaq opozita edhe atëherë e ka braktisur seancën.