NTP “Shkup” përsëri s’ka para, Arsovska kërkon edhe 2.6 milionë euro subvencione që të ketë autobusë
NTP “Shkup” ka probleme financiare në punën e saj dhe qyteti do ta subvencionojë sërish ndërmarrjen. Kryetarja Danella Arsovska kërkon nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën që do The post NTP “Shkup” përsëri s’ka para, Arsovska kërkon edhe 2.6 milionë euro subvencione që të ketë autobusë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
NTP “Shkup” ka probleme financiare në punën e saj dhe qyteti do ta subvencionojë sërish ndërmarrjen. Kryetarja Danella Arsovska kërkon nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën që do të mbahet nesër, të miratojë subvencionimin e ri në vlerë prej 2,6 milionë euro për mbarëvajtjen e transportit publik në qytet, transmeton Portalb.mk.
“Në drejtim të përmirësimit të shërbimit të transportit për qytetarët e zonës së qytetit të Shkupit, si dhe mbarëvajtjes së transportit publik, propozohet që shuma prej 485.000.000 denarë të zëvendësohet me shumë prej 645.000.000″, qëndron në arsyetimin e vendimit të subvencionimit.
Në janar të këtij viti, NTP “Shkup” ka marrë subvencione nga qyteti në vlerë prej 11 milionë euro. 140 milionë denarë janë ndarë për realizimin e transportit pa pagesë me autobus për pensionistët dhe studentët, 485 milionë denarë për vështirësitë operative apo për të mundësuar shpërndarjen e pagave për punëtorët, dhe 60 milionë denarë për funksionimin e sistemit AVL dhe smart biletat.
Subvencionet janë votuar në seancën e dytë të jashtëzakonshme, pasi dy herë më parë nuk ka pasur votim të shumicës, përkatësisht këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë votuar. Një ditë nuk kishte transport publik, sepse vendimi nuk u votua.
Pas marrjes së vendimit, Arsovska u tha punëtorëve të ndërmarrjes të cilët protestuan para Këshillit se tani mund të jenë të qetë, sepse janë siguruar para për pagat dhe funksionimin e transportit publik për tërë vitin. Por tani sërish kërkohet subvencionimi i ndërmarrjes.
Kujtojmë se transportuesit në fund të gushtit funksiononin në mënyrë të reduktuar. Por më pas, me 2 shtator, u arrit marrëveshje me NTP “Shkupi”. Pas takimit që kanë pasur pasditen në drejtorinë e NTP “Shkup” në Autokomandë, transportuesit privatë kanë bërë të ditur se janë marrë vesh me kompaninë që t’ua paguajë 80 përqind të borxhit, pra, siç thanë ata, u janë transferuar mjete në vlerë prej 40 milionë denarë.
The post NTP “Shkup” përsëri s’ka para, Arsovska kërkon edhe 2.6 milionë euro subvencione që të ketë autobusë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .