NTP Shkup prej nesër deri të hënën do të qarkullojë sipas orarit të së dielës
Ndërmarrja e transportit publik Shkup (NTP Shkup) informoi se, me rastin e festës kombëtare 8 shtator – Dita e Pavarësisë, të shtunën (7 shtator) dhe të hënën (9 shtator) do të punojë sipas orarit të së dielës, transmeton Portalb.mk. Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur do të jenë në shërbim biletaritë dhe qendrat e […]
Ndërmarrja e transportit publik Shkup (NTP Shkup) informoi se, me rastin e festës kombëtare 8 shtator – Dita e Pavarësisë, të shtunën (7 shtator) dhe të hënën (9 shtator) do të punojë sipas orarit të së dielës, transmeton Portalb.mk.
Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur do të jenë në shërbim biletaritë dhe qendrat e personalizimit të Qendrës së Transportit, Gjorçe Petrov dhe Pazari i gjelbër.
Nga ana tjetër, teleferiku do të funksionojë normalisht gjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën, me orar pune nga ora 10:00-20:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19:00-19:30, ndërsa në 19:45 udhëtimi i fundit nga lart poshtë.
Teleferiku nuk do të jetë në funksion ditën e hënë më 9 shtator.