NTP Shkup: Vidhen të dhëna personale të qytetarëve përmes kartelës së rreme për transport falas “Skopska”
Ndërmarrja e transportit publik – Shkup ka identifikuar një lajm të rremë me të cilin është falsifikuar logoja e kartelës elektronike “Skopska”, të publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur ‘Transportna karta nga grad Skopje’, i cili nuk ka lidhje me NTP Shkup, reaguan sot nga kjo ndërmarrje, transmeton Portalb.mk. “Është mashtrim me një […]
Ndërmarrja e transportit publik – Shkup ka identifikuar një lajm të rremë me të cilin është falsifikuar logoja e kartelës elektronike “Skopska”, të publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur ‘Transportna karta nga grad Skopje’, i cili nuk ka lidhje me NTP Shkup, reaguan sot nga kjo ndërmarrje, transmeton Portalb.mk.
“Është mashtrim me një link fals që vjedh të dhëna nga kartat e pagesave të qytetarëve. Ndërmarrja e transportit publik – Shkup e ka raportuar mashtrimin në MPB dhe pret veprime të shpejta nga autoritetet për zbulimin e autorëve të mashtrimit dhe pret marrjen e menjëhershme të të gjitha masave ligjore për mbrojtjen e ndërmarrjes së transportit publik”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Përndryshe, në postimin e faqes në Facebook e ashtuquajtur ‘Transportna karta nga grad Skopje’, thuhet si në vijim:
“Qyteti i Shkupit filloi një fushatë për përmirësimin e mjedisit, duke i inkurajuar banorët që të përdorin më shumë transportin publik. Karta “Skopska” ofron transport publik falas për një vit. Mos vononi, oferta speciale vlen deri më 31 gusht”, thuhet në postim.
Në linkun e publikuar hapen disa fusha bosh, në të cilat qytetarët duhet të fusin të dhënat personale.